Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës
AKTUALITET

Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje 

P
Piranjat 7 November 2026, 16:52 · 5 min lexim
Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’,

Të dhëna të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në zonën e Patisionit të 43-vjeçarit shqiptar Nikolin Pali, i shpallur në kërkim, i cili është dënuar në mungesë me dy burgime të përjetshme për vrasjen e dyfishtë në Lutraki në vitin 2020. Ai dyshohet se është i përfshirë në të paktën katër vrasje.

Policët e Departamentit të Vrasjeve në Drejtorinë për Luftën kundër Krimit të Organizuar arritën të lokalizojnë 43-vjeçarin, i cili për gjashtë vite kishte arritur t’i shmangej arrestimit. Ndërkohë, hetuesit po shqyrtojnë mundësinë e përfshirjes së tij edhe në vrasje të tjera, të cilat dyshohet se kanë karakteristikat e ekzekutimeve me pagesë.

Informacioni që çoi në arrestim dhe 15 ditë vëzhgimi

Rreth 15 ditë më parë, policia greke mori informacion se një personazh kriminal me rrezikshmëri të lartë fshihej në një apartament në zonën e Patisionit. Efektivët nisën mbikëqyrjen diskrete të banesës, me qëllim identifikimin e personit dhe dokumentimin e lëvizjeve të tij.

Ajo që konstatuan ishte se 43-vjeçari dilte shumë rrallë nga apartamenti, duke shmangur pothuajse plotësisht praninë në ambiente publike. Lëvizjet e tij ishin tejet të kujdesshme, ndërsa ai përpiqej të mos tërhiqte vëmendjen dhe të mos ngjallte dyshime te banorët e zonës.

Në thelb, ai i kishte kufizuar në minimum daljet nga banesa, duke ndjekur një strategji që, sipas vlerësimeve të policisë, i kishte mundësuar t'i shmangej arrestimit për plot gjashtë vite.

Gjatë operacionit policor në apartament, në prani të një prokurori dhe me mbështetjen e njësisë speciale EKAM, efektivët lokalizuan dhe arrestuan 43-vjeçarin.

Gjatë kontrollit, atij iu gjet edhe një pistoletë, e cila është dërguar në laboratorët kriminalistikë për të verifikuar nëse është përdorur në ndonjë ngjarje tjetër kriminale.

Madje, gjatë arrestimit, ai u pretendoi policëve se në të kaluarën kishte shërbyer si efektiv policie në Shqipëri.

Mohon vrasjen në Lutraki, por pranon dy vrasje në Shqipëri

Pavarësisht vendimit të dënimit ndaj tij, 43-vjeçari vijon të mohojë kategorikisht përfshirjen në vrasjen e dyfishtë që ndodhi në tetor të vitit 2020 në Lutraki.

Bëhet fjalë për vrasjen e ish-partneres së tij, me origjinë ukrainase, dhe të partnerit të saj në atë kohë, i cili ishte farmacist në zonë. Dy viktimat u gjetën të vrarë brenda një banese verore, ndërsa autori kishte përdorur një sëpatë. Për këtë krim, 43-vjeçari u dënua në mungesë me dy burgime të përjetshme.

Megjithatë, ndërsa mohon çdo përfshirje në këtë ngjarje, ai dyshohet se u ka pranuar efektivëve se kishte kryer edhe dy vrasje të tjera në Shqipëri, përpara vitit 2002, sërish duke përdorur një sëpatë.

Sipas asaj që pretendohet se ka rrëfyer, pas këtyre krimeve ai ishte larguar drejt Greqisë për t'i shpëtuar burgimit.

Autoritetet shqiptare kishin lëshuar një njoftim kërkimi për të, ndërsa ndaj tij ishte dhënë një dënim me 22 vite burg për vrasje. Megjithatë, këto vepra penale tashmë janë parashkruar.

Burime policore vlerësojnë se 43-vjeçari ka zgjedhur të flasë për këto vrasje duke e ditur se afati i parashkrimit kishte përfunduar.

Madje, hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që rrëfimet e tij për të kaluarën të jenë një përpjekje për të çorientuar policinë dhe për të larguar vëmendjen nga çështje të tjera kriminale ku ai mund të jetë i përfshirë.

Dyshimet për ekzekutime me pagesë

Policët që u përballën drejtpërdrejt me 43-vjeçarin e përshkruajnë atë si një person me precedentë të rëndë kriminalë dhe me gjakftohtësi të jashtëzakonshme.

Ata dyshojnë se kanë arrestuar një vrasës me pagesë, i cili merrte përsipër kontrata për eliminimin e personave të ndryshëm.

Paralelisht, hetuesit po shqyrtojnë me interes të madh mundësinë e përfshirjes së tij në vrasje të tjera, pasi vlerësojnë se ekzistojnë dyshime të forta për lidhjen e tij me ngjarje të tjera kriminale.

Zhvillimet e ditëve në vijim pritet të tregojnë nëse këto dyshime do të konfirmohen apo jo. /PiranjatNews/

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.