Celine Dion shfaqet në koncertin e Metallica në Las Vegas, këngëtarja tërheq vëmendjen me kërcimin

Këngëtarja e njohur kanadeze, Celine Dion, ka surprizuar fansat me praninë e saj në koncertin e grupit legjendar Metallica në Las Vegas. Artistja 58-vjeçare ndoqi nga afër performancën e grupit të enjten, më 5 nëntor, në kuadër të spektaklit “Life Burns Faster”, që u mbajt në sallën gjigante Sphere.
Në videot e publikuara në rrjetet sociale, Dion shihet duke u ngritur nga vendi në një suitë private dhe duke imituar lëvizjet e basistit Robert Trujillo, sikur të luante vetë në kitarë bas. Momenti u regjistrua gjatë improvizimit muzikor të njohur si “Kirk and Rob Doodle”, ku Trujillo dhe kitaristi Kirk Hammett performojnë së bashku.
Në të njëjtën suitë raportohet se ndodhej edhe Slash, kitaristi i Guns N’ Roses, ndërsa në koncert ishin të pranishëm edhe anëtarë të grupit No Doubt.
Pasioni i Celine Dion për Metallica nuk është i ri. Në muajin shkurt, këngëtarja kishte zbuluar se në listën e saj personale të këngëve të preferuara përfshihej edhe “Until It Sleeps” e grupit, duke treguar se një prej djemve të saj binjakë është fans i madh i tyre. Prania e saj në Las Vegas vjen pas rikthimit në skenë në shtator, pas gjashtë vitesh mungesë.
Artistja kishte ndërprerë koncertet për shkak të sindromës së personit të ngurtë, një çrregullim i rrallë neurologjik që kishte ndikuar në aftësinë e saj për të performuar.
? Céline Dion était hier soir à la Sphere de Las Vegas pour le concert de Metallica? dans une ambiance électrique ? #CelineDion https://t.co/8kgz1lmdlw
— NewsCelineDion (@NewsDion) November 6, 2026
Lexo edhe
SHOWBIZ
Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

“Kam qenë shumë i vetmuar”, surpriza e motrës dhe dhëndrit për Gjestin

Nëntë vite pas ‘Kara Sevda’, Zeynep dhe Emir shfaqen sërish bashkë

“I ra derës për 17 minuta...”/ Neda Balluku përlot rrjetin me rrëfim për një nënë që kërkon të shohë fëmijën

Moderatori italian konfirmon romancën me gruan 33 vite më të re!





