Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

Pas debatit të ashpër mes vajzave në spektaklin e mbrëmshëm të Big Brother VIP Kosova 5, ka reaguar edhe këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi. Ish-opinionistja e edicionit të kaluar të këtij formati ka bërë dy reagime përmes llogarisë së saj në Instagram, duke shprehur qëndrimin lidhur me ngjarjet e fundit në shtëpinë e BBVK-së.
“Me m'dëgju mu, TikTok do ta hiqja nga përdorimi”, ka shkruar Leonora në një postim në InstaStory.

Në një reagim të dytë, këngëtarja ka shtuar edhe një koment për mënyrën se si kuptohet feminizmi.
“Dhe për fund, shumë gra nuk e kuptojnë çka është feminizmi”, ka shkruar ajo.

Reagimet e Leonorës vijnë pas përballjes së influencueses së TikTok-ut, Jona Krasniqi, me disa vajza nga diaspora, të cilat e akuzuan se i kishte bullizuar në një grup të mbyllur në Facebook.
Gjatë spektaklit, Jona u përball me akuza të shumta lidhur me komentet dhe sjelljen e pretenduar në atë grup, për të cilat ajo kërkoi falje publike, megjithëse jo të gjitha palët i përfshiu në kërkimfaljen e saj.
Lexo edhe
SHOWBIZ
“Kam qenë shumë i vetmuar”, surpriza e motrës dhe dhëndrit për Gjestin

Nëntë vite pas ‘Kara Sevda’, Zeynep dhe Emir shfaqen sërish bashkë

“I ra derës për 17 minuta...”/ Neda Balluku përlot rrjetin me rrëfim për një nënë që kërkon të shohë fëmijën

Moderatori italian konfirmon romancën me gruan 33 vite më të re!

Dritan Shakohoxha: Mund të jem i vetmi shqiptar që s’kam lënë shtet pa marrë bar dhe s’më kanë arrestuar





