Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Bisedat e përgjuara zbulojnë ndryshimin e ekuilibrave të trafikut të kokainës: “Shqiptarët kanë marrë shumë... Berisha paralajmëron Ramën: Fjalën e fundit e ka gjithmonë sovrani! 28 Nëntori po vjen... U zhdukën 3.6 mld lekë nga posta, çifti ‘Metaj’ akuzon çiftin 'Budini'. Të dyja palët ballafaqim në SPAK... 178 ditë revoltë në Tiranë/ Qytetarët paralajmërojnë mobilizim kombëtar më 28 nëntor: Nuk ndalemi deri në l... Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është... Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William... PS e përjashtoi nga grupi parlamentar, reagon Elisa Spiropali Djali i Liridona Ademajt përlot avokatin e familjes, zbulohet kërkesa e tij Grabitet kompania e familjes së Pacollit në Prishtinë Shenjat e rrezikut për infarkt dhe goditje në tru mund të shfaqen 30 vjet përpara "Hanë vetëm një vakt"/ Nxënësit holandezë tronditen nga varfëria në Shqipëri: Jemi me fat që jetojmë në Hol...
AKTUALITET

EMRI/ Shqipëria tërhiqet nga ekstradimi i shqiptarit të dënuar për vrasje në Angli

P
Piranjat24 November 2026, 20:18 · 2 min lexim
EMRI/ Shqipëria tërhiqet nga ekstradimi i shqiptarit të

Shqipëria ka tërhequr kërkesën për ekstradimin e Sabri Sopotit, 60-vjeçarit nga Dibra, i dënuar me 24 vite burg për vrasje me paramendim. Vendimi vjen pasi Gjykata e Dibrës ka konkluduar se afati ligjor për ekzekutimin e dënimit ka përfunduar.

Sipas mediave britanike, çështja e ekstradimit u mbyll më 20 nëntor në Gjykatën e Westminsterit, pasi autoritetet shqiptare njoftuan tërheqjen e kërkesës për kthimin e tij në Shqipëri. Ky vendim pasoi një vendimmarrje të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, më 4 nëntor, e cila konstatoi se dënimi nuk mund të ekzekutohej më për shkak të parashkrimit të afatit. Sabri Sopoti ishte dënuar në mungesë me 24 vite burg, përkatësisht 23 vite për vrasje me paramendim dhe një vit për veprën penale të armëmbajtjes pa leje. Ngjarja për të cilën ai u dënua ka ndodhur më 24 dhjetor 1999, kur, sipas akuzës, ai vrau me armë zjarri një person në një lokal në Shqipëri.

Sopoti u largua nga vendi pas krimit dhe u arrestua në Angli në korrik të vitit 2026, pas bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester. Në atë kohë, Policia e Shtetit njoftoi se 60-vjeçari do të ekstradohej në Shqipëri për të vuajtur dënimin. Gjatë procedurave në Britani, prokuroria pretendoi se Sopoti kishte hyrë në Mbretërinë e Bashkuar duke përdorur identitetin Zenel Bytyqi dhe duke u paraqitur si refugjat nga Kosova. Sipas pretendimeve të paraqitura në gjykatë, ai kishte jetuar në Britani për rreth 27 vite me këtë identitet.

Megjithatë, pavarësisht mbylljes së procedurave të ekstradimit, Sopoti nuk është liruar nga burgu. Ai po vuan një dënim prej 37 muajsh në Britani, të dhënë në mars të vitit 2026, për një çështje tjetër që lidhet me shmangien e paligjshme të detyrimeve doganore. Sipas raportimeve britanike, data më e hershme e lirimit të tij është shkurti i vitit 2027.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.