Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
POLITIKE

Dervishi ironizon përgjigjen e qeverisë ndaj krizës së jetesës: Kanye West nga fondi i emergjencës

P
Piranjat 5 November 2026, 21:53 · 2 min lexim
Dervishi ironizon përgjigjen e qeverisë ndaj krizës së

Protestat qytetare kanë artikuluar pakënaqësinë ndaj qeverisjes dhe kërkesën për ndryshim politik, por deri më tani nuk kanë arritur të krijojnë një strukturë që mund të shndërrohet në alternativë të re politike. Këtë vlerësim ka dhënë gazetari Lutfi Dervishi. Sipas tij, ajo që ka dalë deri tani nga protestat është një reagim i fortë qytetar, i karakterizuar nga zemërimi, frustrimi dhe pakënaqësia, por jo një projekt i organizuar politik që mund të marrë përsipër drejtimin e një lëvizjeje të re.

Dervishi nënvizoi se kërkesat e artikuluara nga protestuesit nuk kanë qenë të paqarta apo të vështira për t’u përmbushur. Ai solli si shembuj çështje të ngritura edhe në raportet e Komisionit Evropian, si ligji për zonat e mbrojtura, investimet strategjike dhe zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Sipas gazetarit, këto kërkesa nuk do të sillnin kosto financiare për buxhetin e shtetit, ndërsa një tjetër shqetësim i drejtpërdrejtë i qytetarëve ka qenë vështirësia për të përballuar shpenzimet e jetesës.

Në këtë pikë, ai ironizoi mënyrën se si qeveria u është përgjigjur shqetësimeve ekonomike, duke iu referuar shpenzimit të fondeve publike për Kanye West.

“Unë besoj se jemi shumë larg idesë së një organizimi të mirëfilltë dhe të prodhimit të një alternative nga sheshi. Sheshi ka prodhuar zemëratë, sheshi ka prodhuar revoltë, ka prodhuar frustracion, ka shumë diversitet dhe mesazhi ka qenë ‘ndryshoni’”, u shpreh Dervishi.

Ai shtoi se kërkesat për ndryshim lidhen me vendimmarrje konkrete, ndërsa përballë vështirësive ekonomike të qytetarëve përgjigjja e dhënë, sipas ironisë së tij, ka qenë financimi i Kanye West nga fondi i emergjencës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.