Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kryemadhi kundërshton SPAK-un për lobimin në SHBA: Kontratën nuk e ka firmosur Meta! Zbardhen detajet e aksionit sot në Spitalin Rajonal Fier, drejtori merret në pyetje nga prokurorët e SPAK Rama e konfirmon nga Dublini: S’do të ketë samit të NATO-s në Tiranë në vitin 2027 PD: AKSHI nën hetim, por jep 40 mln euro për fiskalizimin me operatorë ku pronar është edhe Ermal Beqiri Gjoni kandidat për Lezhën? Deputeti: Nëse ma kërkojnë demokratët, gati të sakrifikoj mandatin “Mbahet në izolim të plotë”/ Avokati: Veliajt nuk i sigurohet dokumentacioni shëndetësor Bie masivi shkëmbor pranë Morinit. Kukës, reshjet e shiut krijojnë probleme në qarkullim Profesionet e lira kundër uljes së pragut të TVSH-së në 5 milionë lekë: Do ta çojmë sërish në Kushtetuese... Meta: Jam kërcënuar për emërimin e Marsida Xhaferllarit në Kushtetuese Zelensky i prerë nga Dublini: Nuk ka lëshime territoriale në Donbas, SHBA të ushtrojë presion mbi Moskën Meta gjobitet nga rregullatori britanik i medias për pasaktësi të përsëritura në të dhënat e WhatsApp Busin... Shkrumbohen 7 autobusë në Gjermani, dëme rreth 2 mln euro
AKTUALITET

DETAJET/ Prokuroria lëshon 5 urdhëarreste në Fier! Në pranga zyrtarë të lartë, noterja dhe dy punonjëse të Kadastrës

P
Piranjat12 November 2026, 15:20 · 2 min lexim
DETAJET/ Prokuroria lëshon 5 urdhëarreste në Fier! Në pranga

Prokuroria e Fierit, ka lëshuar disa urdhërarreste për falsifikimin e dokumenteve, mashtrim me pasoja të rënda si dhe shpërdorim detyre, për 5 persona.

Burime bëjnë me dije, se masat e sigurisë janë kërkuar nga prokurori Leonard Suçi, dhe janë miratuar me vendim të kryetarit të Gjykatës së Fierit, Noel Veizi.

Personat në fjalë janë përfshirë në mashtrim dhe falsifikim dokumentesh, në lidhje me një sipërfaqe toke që do të përdorej për fotovoltaike. Në mesin e personave të arrestuar është shtetasi Dilaver Shyti, ish-kreu i njësisë administrative Dërmenas, si dhe dy punonjëse të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Fjorelo Bida dhe Arbina Jaupaj. Masa e sigurisë arrest me burg është lëshuar dhe për noteren Anila Haxhiu.

Po ashtu masa e arrestit me burg është lëshuar dhe për Arben Vojën, aktualisht drejtor i spitalit të Fierit, ndërsa më herët ka qenë në krye të zyrës së Kadastrës në Fier. Voja në kohën kur ka qenë në krye të Kadastrës, ka bërë tjetërsimin e pronës nga tokë shtetërore në private, dhe më pas iu është shitur investitorëve të fotovoltaikëve, për qëllime fitimi.

Dilaver Shyti

Masa e sigurisë: Arrest në burg.

Akuzat: Mashtrimi me pasoja të rënda; falsifikimi i dokumenteve në bashkëpunim; pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

2. Arben Voja

Masa e sigurisë: Arrest në burg.

Akuzat: Falsifikimi i dokumenteve nga personi që ka për detyrë lëshimin e dokumentit; shpërdorimi i detyrës në bashkëpunim.

3. Fjorelo Bida

Masa e sigurisë: Arrest në burg.

Akuzat: Falsifikimi i dokumenteve; shpërdorimi i detyrës në bashkëpunim.

4. Anila Haxhiu

Masa e sigurisë: Arrest në burg.

Akuzat: Falsifikimi i dokumenteve nga personi që ka për detyrë lëshimin e dokumentit, në bashkëpunim.

5. Arbina Jaupaj

Masa e sigurisë: Ndalimi i daljes jashtë shtetit.

Akuzat: Shpërdorimi i detyrës në bashkëpunim.

Masa shtesë: Sekuestrimi dhe bllokimi i pasaportës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.