Bie masivi shkëmbor pranë Morinit. Kukës, reshjet e shiut krijojnë probleme në qarkullim

Kushtet atmosferike të paqëndrueshme, të cilat gjatë dy ditëve të fundit janë shoqëruar me reshje shiu, kryesisht në orët e pasdites dhe të mbrëmjes ne qarkun e Kukësit edhe pse jo me intensitet te larte kane krijuar probleme kryesisht ne qarkullimin e mjeteve.
Gjatë mbrëmjes së të mërkurës në Rrugën e Kombit, në afërsi të fshatit Bardhoc, në drejtim të pikës kufitare të Morinit, një masiv i madh shkëmbor është shkëputur nga shpati malor dhe ka përfunduar në mes të rrugës, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin e automjeteve. Fatmirësisht në momentin e rënies së masivit shkëmbor nuk ka pasur automjete duke kaluar në atë segment.
Drejtuesit e automjeteve që udhëtojnë në këtë aks, por edhe në rrugët e tjera malore të qarkut të Kukësit, duhet të tregojnë kujdes të shtuar, të reduktojnë shpejtësinë dhe të jenë veçanërisht të vëmendshëm në segmentet ku ka shpate të pjerrëta apo shenja të rënies së gurëve dhe dherave./A2
Lexo edhe
AKTUALITET
Profesionet e lira kundër uljes së pragut të TVSH-së në 5 milionë lekë: Do ta çojmë sërish në Kushtetuese

Prokuroria lëshon urdhërarrest për drejtorin e spitalit Memorial të Fierit

Hetimi disiplinor/ KLP pranon pjesërisht kërkesën e ILD, ul me 10% pagën e prokurores për 6 muaj

Shembja e ndërtesës trekatëshe në New York, shkon në katër numri i viktimave, 4 të plagosur në gjendje kritike

Dy persona shpallen fajtorë në Britani për spinazh për inteligjencën iraniane

Gazetari britanik: Si u infiltrova brenda mafies shqiptare për të ekspozuar perandorinë e tyre gjigante të kokainës

Studentët në shesh, mesazhi i fortë i ambasadorit amerikan në Tiranë: E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj

Çfarë janë Chabad House? Qendrat fetare hebraike të shpërndara në mbi 100 vende të botës, pritet të shtohen dhe në Shqipëri





