Meta: Jam kërcënuar për emërimin e Marsida Xhaferllarit në Kushtetuese

Gjatë seancës së kësaj të enjteje, ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, deklaroi se SPAK-u është ndikuar për akuzat ndaj tij nga ish-zyrtari amerikan i FBI-së Charles McGonigal dhe ish-ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.
“Prokuroria ka bërë veç shkelje e ndikuar nga Charles McGonigal dhe Yuri Kim, armike e përbetuar e Shqipërisë, në shërbim të Serbisë”, u shpreh Meta.
Ai pretendoi gjithashtu se, gjatë kohës kur ishte President, ishte kërcënuar nga përfaqësues të pesë ambasadave të huaja për të mos dekretuar Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, por Arta Vorpsin.
"Jam kërcënuar si President i Republikës nga 5 fëlliqësira ambasadash, që përfaqësonin 5 ambasada të huaja, që të mos ishte Marsida Xhaferrllari në Kushtetuese, por të ishte ajo e Lanës, Arta Vorpsi", u shpreh ai.
Meta foli edhe për çështjen e lobimit, duke deklaruar se është i gatshëm të shkojë në SHBA me shpenzimet e tij dhe të përballet me drejtësinë, nëse autoritetet amerikane konstatojnë qoftë edhe një shkelje të vetme nga ana e tij.
Ai pretendoi se çdo veprim në këtë çështje është kryer përmes zonjës dhe se kontrata është e detajuar dhe e verifikueshme.
"Ajo gjykatë nuk e di që unë iki që sot me shpenzimet e mia në SHBA, nëse ata kanë gjë me mua. Në SHBA edhe Maduron e arrestuan me mandat-arresti! Ka të bëjë seriozisht me marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Çdo veprim e kam bërë përmes zonjës. Kontrata është aq e specifikuar, çdo gjë e verifikueshme".
Lexo edhe
POLITIKE
“Jemi kamikazët tuaj”/ Përgjimi Balla-Rama-Suel Çela: Arrestoni kë themi ne, ju japim 9 deputetë!

Berisha: Kallëzimi im ndaj Irena Gjokës synon ndëshkimin ligjor të një personi që përbën turpin e njeriut

Gazeta irlandeze: Ramën e presin me vezë në Dublin, qytetarët nuk u lejuan të hyjnë për t’i bërë pyetje

‘Strasburgu, i pritshëm për mua’, Beleri: Dënoi Shqipërinë, padrejtësia ende s’është zgjidhur

Përplasja për pagat: Qeveria shqiptare përballë gjyqtarëve dhe prokurorëve





