Gjoni kandidat për Lezhën? Deputeti: Nëse ma kërkojnë demokratët, gati të sakrifikoj mandatin
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, nuk e përjashton mundësinë që të jetë kandidat për kryetar bashkie në Lezhë, në zgjedhjet e ardhshme vendore

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, nuk e përjashton mundësinë që të jetë kandidat për kryetar bashkie në Lezhë, në zgjedhjet e ardhshme vendore.
I ftuar në emisionin “Puls”, me Bruna Çifligun në A2CNN, Gjoni tha se drejtimi i Bashkisë së Lezhës nuk është ambicie e tij, por theksoi se është i gatshëm të sakrifikojë mandatin nëse këtë ia kërkojnë demokratët e Lezhës. Sipas Gjonit një sacrificë të tillë duhet ta bëjnë edhe deputetë të tjerë demokratë.
“Është e vërtetë që një pjesë e deputetëve të PD…Sepse PD kërkon të fitojë në këto zgjedhje dhe duhet të mobilizosh pjesën më të mirë të PD, e cila duhet të sakrifikojë në raport me qytetarët dhe demokratët, sepse demokratët kanë 14 vjet që sakrifikojnë për PD-në. Një pjesë e deputetëve duhet ta sakrifikojnë mandatin. A është në ambiciet e mia Lezha? Jo të them të drejtën, sepse politikisht sapo kam hyrë në politikëbërje. Por a duhet të sakrifikojë? Patjetër që duhet ta bëj. Nëse e kërkojnë demokratët e Lezhës nuk e përjashtoj, sepse demokratët më dhanë mandatin, dhe unë s’kam ardhur nga listat e mbyllura, por nga votat e Lezhës dhe Mirditës. Në momentin që do kërkohet do marr vendimet dhe qëndrimet e mia në favor me demokratët”.
Deputeti komentoi gjithashtu edhe procesin e përzgjedhjes së kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës. Sipas tij, PD po diskuton për të gjetur një emërues të përbashkët, që të përfaqësojë jo vetëm spektrin politik opozitar, por edhe studentët, qytetarët dhe elektoratin gri.
“PD i ka dhënë të dy opsionet. Ka diskutime për të gjetur një emërues të përbashkët, për një figure që jo vetëm të jetë sa më përfaqësuese, por të ketë gjithë spektrin politik opozitar, edhe përtej kësaj, edhe studentët, edhe qytetarët e thjeshtë të Tiranës, edhe elektoratin gri. Alimehemeti? Mund të jetë një nga personat”. (A2 Televizion)
Lexo edhe
POLITIKE
Meta: Jam kërcënuar për emërimin e Marsida Xhaferllarit në Kushtetuese

“Jemi kamikazët tuaj”/ Përgjimi Balla-Rama-Suel Çela: Arrestoni kë themi ne, ju japim 9 deputetë!

Berisha: Kallëzimi im ndaj Irena Gjokës synon ndëshkimin ligjor të një personi që përbën turpin e njeriut

Gazeta irlandeze: Ramën e presin me vezë në Dublin, qytetarët nuk u lejuan të hyjnë për t’i bërë pyetje

‘Strasburgu, i pritshëm për mua’, Beleri: Dënoi Shqipërinë, padrejtësia ende s’është zgjidhur

Përplasja për pagat: Qeveria shqiptare përballë gjyqtarëve dhe prokurorëve

Ermal Nufi refuzon të bëjë transparencë për KAYO

Murrizi: Rama qeveris me telefonata dhe urdhra, ministrat kanë frikë! Çfarë fshihet pas përplasjes me Veliajn!?





