Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Mbahet në izolim të plotë”/ Avokati: Veliajt nuk i sigurohet dokumentacioni shëndetësor Bie masivi shkëmbor pranë Morinit. Kukës, reshjet e shiut krijojnë probleme në qarkullim Profesionet e lira kundër uljes së pragut të TVSH-së në 5 milionë lekë: Do ta çojmë sërish në Kushtetuese... Meta: Jam kërcënuar për emërimin e Marsida Xhaferllarit në Kushtetuese Zelensky i prerë nga Dublini: Nuk ka lëshime territoriale në Donbas, SHBA të ushtrojë presion mbi Moskën Meta gjobitet nga rregullatori britanik i medias për pasaktësi të përsëritura në të dhënat e WhatsApp Busin... Prokuroria lëshon urdhërarrest për drejtorin e spitalit Memorial të Fierit Shkrumbohen 7 autobusë në Gjermani, dëme rreth 2 mln euro Shkëlqen në Turqi, por pret shpërthimin me Kombëtaren, Muçi shpresë sonte ndaj Finlandës “Jemi kamikazët tuaj”/ Përgjimi Balla-Rama-Suel Çela: Arrestoni kë themi ne, ju japim 9 deputetë! Shembja e ndërtesës trekatëshe në New York, shkon në katër numri i viktimave, 4 të plagosur në gjendje krit... Dy persona shpallen fajtorë në Britani për spinazh për inteligjencën iraniane
AKTUALITET

“Mbahet në izolim të plotë”/ Avokati: Veliajt nuk i sigurohet dokumentacioni shëndetësor

P
Piranjat12 November 2026, 13:58 · 3 min lexim
“Mbahet në izolim të plotë”/ Avokati: Veliajt nuk i

Nga burgu i Fierit, pas takimit me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se ende nuk është bërë i mundur sigurimi i dokumentacionit që vërteton gjendjen shëndetësore të klientit të tij, duke e cilësuar situatën si absurde.

Sipas avokatit, Veliaj vijon të qëndrojë në ambientet e spitalit, në izolim të plotë dhe pa komunikuar me askënd, sikur të ishte një person i rrezikshëm.

“Vazhdon saga e marrjes së dokumenteve mjekësorë. Është një situatë absurde. Unë akoma nuk kam marrë një kopje të grafisë dhe të rezonancës për ta konsultuar me mjekë. Unë nuk i jap dot shpjegim si një institucion nuk i jep informacion pacientit mbi atë se cfarë doktorët kanë konstatuar.

Është një persekutim shëndetësor i pakuptueshëm dhe nuk di si do vijojmë. Kjo po sjell pasoja që nuk dimë si ti vlerësojmë përsa kohë nuk kemi aktet për të bërë vlerësimin mjekësor. 

Vazhdon të jetë në spital, i izoluar. Nuk takon askënd. Nuk flet me askënd. Nuk ka mundësi për të komunikuar me askënd. Kur Veliaj del në ajrim mbyllen qelitë e tjera sikur po del një personazh i rrezikshëm”, tha Ndreca.

Sa i përket kërkesës së Erion Veliajt për të marrë pjesë në Asamblenë e Partisë Socialiste, Ndreca e cilësoi atë si një kërkesë legjitime të një anëtari të kësaj force politike.

Lidhur me kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor, avokati sqaroi se bëhet fjalë për një nismë që synon të hetojë pretendimet për kërcënime, të cilat, Veliaj i ka ngritur si shqetësim.

Ndreca u ndal edhe te qëndrimi i Partisë Socialiste ndaj çështjes së kryebashkiakut, duke theksuar se nuk ka dijeni për një qëndrim zyrtar të forcës politike, por vetëm për qëndrime individuale.

“Unë nuk di të ketë një qëndrim të Partisë Socialiste në lidhje me çështjen Veliaj, por qëndrime individuale. Partia Socialiste është një parti demokratike dhe kolegjiale”, deklaroi Ndreca.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.