"Dhunuesit e grave në burg”, qytetarët vijojnë protestën për vrasjen e Arlinda Zekajt

Për të gjashtën ditë me radhë në Prishtinë protestohet pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Kjo protestë është thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, me kërkesën për drejtësi për gratë e vrara dhe siguri për gratë që vazhdojnë të përballen me dhunë.
Protestuesit janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti”, prej nga kanë përsëritur thirrjet kundër dhunës ndaj grave dhe institucioneve që, sipas tyre, nuk po arrij.
“Drejtësi për gratë e vrara, siguri për gratë e gjalla” dhe “Dhunuesit e grave në burg”, ishin disa nga thirrjet që u dëgjuan gjatë protestës së sotme.
Në duar, protestuesit kanë mbajtur edhe pankarta me mesazhe të drejtpërdrejta për institucionet, si “Poshtë sistemi patriarkal”, “Me Arlindën përfundon” dhe “Sytë e saj do t’ju ndjekin, lotët e saj do t’ju djegin!”.
Këto protesta janë vazhdim i mobilizimit qytetar që nisi pas vrasjes së Arlinda Zekajt, më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.
Që nga ajo kohë, protestuesit kanë dalë çdo ditë në rrugë, duke kërkuar llogaridhënie për mënyrën se si institucionet i trajtojnë rastet e dhunës në familje dhe denoncimet e grave që kërkojnë mbrojtje.
Lexo edhe
KOSOVA
Identitete për 2 dollarë/ Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Dyshohet se vrau djalin dhe mbesën 3-muajshe, del para gjykatës 65-vjeçari

Tentoi të qëllojë më armë një person, arrestohet autori i dyshuar në Podujevë

Haxhiu kërkon dëshminë e zyrtarëve për rastin e Arlinda Zekajt

Tragjedia me dy viktima në Gjilan, arrestohet i dyshuari, reagon Gërvalla: Hetim i plotë

Vrasja e Arlinda Zekajt tronditi Kosovën, qytetarët protestojnë edhe sot në Prishtinë: Duam drejtësi!

Gjilan/ Gjenden të vdekur në banesë 27-vjeçari dhe një foshnjë

‘Ndihem e rrezikuar’/ Del letra tjetër e Arlinda Zekajt para vrasjes





