Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të mbrojë miliarderin Elon Musk në rast se demokratët nisin hetime ndaj tij pas zgjedhjeve të mesit të mandatit. Në të njëjtën kohë, Trump ka lënë të hapur mundësinë e dhënies së faljeve presidenciale për anëtarët e administratës së tij dhe aleatët politikë, nëse ata përballen me hetime.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, deklaratat u bënë gjatë një interviste në podkastin “Pod Force One”, ku Trump u pyet për mundësinë që drejtuesi i SpaceX dhe Tesla të bëhet objekt i hetimeve apo edhe i sekuestrimit të pasurive.
“Nëse këto diskutime kanë substancë, ne duhet ta mbrojmë”, u shpreh Trump, duke iu referuar Musk.
Miliarderi amerikan ka investuar shuma të mëdha parash në mbështetje të përpjekjeve politike kundër demokratëve gjatë këtij cikli zgjedhor, duke u bërë një prej aleatëve më të rëndësishëm të Trumpit.
Trump nuk përjashton faljet parandaluese për aleatët
Gjatë intervistës, presidenti amerikan u pyet edhe nëse do të ishte i gatshëm të përdorte kompetencat presidenciale për të falur paraprakisht bashkëpunëtorët e tij, në rast se ata bëhen objekt i hetimeve të demokratëve.
“Do ta bëja, nëse është e nevojshme. Sigurisht”, deklaroi Trump, duke lënë të kuptohet se nuk do të hezitonte të ndërhynte për të mbrojtur njerëzit e afërt me të.
Kjo deklaratë vjen në një moment kur zgjedhjet e mesit të mandatit konsiderohen vendimtare për balancat politike në Kongres dhe për dy vitet e fundit të presidencës së tij. Një tjetër çështje e diskutuar gjatë intervistës ishte mundësia e një mandati të tretë presidencial. Trump pranoi se do të dëshironte të kandidonte sërish për Shtëpinë e Bardhë, por vlerësoi se formulimi i Kushtetutës amerikane është i qartë lidhur me kufizimin e mandateve.
“Do të doja shumë, por formulimi është shumë specifik”, u shpreh ai.
Kushtetuta amerikane, përmes Amendamentit të 22-të, përcakton se një person nuk mund të zgjidhet president më shumë se dy herë. Megjithatë, Trump theksoi se ka ende kohë të mjaftueshme për të realizuar objektivat e tij politike, duke shtuar se më shumë se dy vite të presidencës mbeten përpara.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
2 November15:19
Katari Lançon Maskotën Zyrtare të Kupës Botërore të Basketbollit FIBA 2027
Shteti i Katarit fitoi nderin e organizimit së Kupës së Botës së Basketbollit FIBA 2027, në takimin e 28 Prill 2023 të Federa...
BOTA
2 November15:12
Gazetarja e BBC-së zbulon propozimin e pazakontë nga një ministër: Më propozoi marrëdhënie treshe me partneren
Gazetarja e njohur britanike Laura Kuenssberg ka zbuluar një episod të pazakontë nga karriera e saj, duke treguar se një ministër brita...
BOTA
2 November14:58
Përmbytje në Rodos të Greqisë, makinat merren nga rrjedha e ujit, mbyllen shkollat
Një valë e re moti të keq ka përfshirë disa zona të Greqisë, ku reshjet e dendura të shiut dhe stuhitë pritet t&eum...
BOTA
2 November14:26
Nuk e mbrojti vajzën dhe lejoi abuzimin, shtatë burgime të përjetshme për nënën. E mitura lindi fëmijë nga njerku
Një 34-vjeçare në Oklahoma të SHBA-së është dënuar me shtatë burgime të përjetshme, pasi u shpall fajto...
BOTA
2 November14:00
Nga ftesa për treshe te ngacmimi në teatër, rrëfimi tronditës i gazetares së BBC-së për ministrat britanikë
Një nga episodet lidhet me një ministër të qeverisë, i cili dyshohet se mund të ketë tentuar ta përfshinte gazetaren n&...
BOTA
2 November13:31
Trump optimist për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Sondazhet janë të manipuluara, republikanët do të dalin mirë
Presidenti amerikan Donald Trump është shfaqur optimist për rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit që do të mbahen më 3 n&eum...
BOTA
2 November13:15
NATO zhvillon në Letoni stërvitjet më të mëdha të dislokimit të brigadave pranë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë
NATO po zhvillon në Letoni stërvitjet më të mëdha të dislokimit të brigadave të organizuara ndonjëherë, në...
BOTA
2 November13:09
Bisedë e ashpër mes Trump dhe Netanyahut, kryeministri izraelit kërkon sulme ndaj Iranit pas zgjedhjeve
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu zhvilluan të shtunën një bisedë telefonike për situat&...
BOTA
2 November12:48
10 vjet pritje për qëndrimin e përhershëm, Britania ashpërson masat ndaj emigrantëve
Britania e Madhe pritet të prezantojë ndryshime të rëndësishme në politikat e emigracionit, me masa që synojnë të a...
BOTA
2 November12:45
Aksionet e Alstom bien me 30% në bursë, problemet me projektet hekurudhore në Gjermani godasin kompaninë
Aksionet e prodhuesit francez të trenave Alstom, sot ranë deri në 30%, në bursën e Parisit. Për herë të dytë gjat&...