Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
2 mijë efektivë në terren dhe postoblloqe! “Blindohet” Kryeministria, ministritë dhe selia e PS, qytetarët ... Gjobë për “Pronatyra treg” dhe “Redian Dobruna”/ AKU bllokon mbi 88 ton produkte ushqimore në të gjithë ven... “28 Nëntori, festë dhe protestë”/ Diaspora zbarkon sot në Tiranë, autokolona mbërrin në Shkodër: Ky është n... 114-vjetori i Pavarësisë/ Begaj, Rama e Kurti pjesë e ceremonisë solemne të ngritjes së flamurit në Vlorë... 28 Nëntori, NATO uron Shqipërinë: Gëzuar Ditën e Pavarësisë. Aleanca jonë, themeli i mbrojtjes së ndërsjell... Erion Veliaj uron 28-29 Nëntorin: Do të doja të isha në Sheshin Skënderbej për të ngritur Flamurin Kuqezi... Kompania OpenAI ngre kundërpadi ndaj Apple, e akuzon për vjedhje sekretesh tregtare dhe pengim të konkurren... BIRN: Përzgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm në vendnumëro, një javë para përfundimit të afatit Sot 28 Nëntori, Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen Reshje intensive, dëborë dhe rrezik përmbytjesh/ Parashikimi i motit për sot, 28 nëntor 2026 Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 28 Nëntor 2026 Rekorde të frikshme dhe net pa gjumë: Pse GTA po mbërthen botën para ekranit?
SPORT

Drama e Musiala-s nuk ka fund, dëmtohet në kofshë, por Liverpool befason me lëvizjen e fundit

Dramë e Jamal Musiala-s nuk ka fund, me talentin gjerman që detyrohet të “parkojë” sërish infermieri, por këtë herë jo për shkak të problemeve neurologjike, por si pasojë e një problemi muskulor. Musiala u rikthye në fushë në sfidën kundër Lille, duke referuar këshillën e mjekëve pasi dëshironte të mbështeste ekipin në një moment të […]

P
Piranjat28 November 2026, 11:01 · 2 min lexim
Drama e Musiala-s nuk ka fund, dëmtohet në kofshë, por Liverpool

Dramë e Jamal Musiala-s nuk ka fund, me talentin gjerman që detyrohet të “parkojë” sërish infermieri, por këtë herë jo për shkak të problemeve neurologjike, por si pasojë e një problemi muskulor. Musiala u rikthye në fushë në sfidën kundër Lille, duke referuar këshillën e mjekëve pasi dëshironte të mbështeste ekipin në një moment të vështirë në Champions ku trajneri Kompany kishte mungesa të mëdha.

Ky vendim i kushtoi jo pak pasi rezonanca magnetike nxori në pah një dëmtim në bicepsin femoral të kofshës së djathtë. Klubi i Bayern Munich nuk specifikoi kohën e rikthimit në fushë, por sipas mediave Musiala pritet të mungojë për afro 3 javë.

Pavarësisht se një nga premtimet më të mëdha të futbollit gjerman po kalon një moment të pafat, të paprecedentë, emri i tij mbetet në treg, ka ende admirues dhe një prej tyre Liverpool. Nga Gjermania, mediat zbulojnë se në kontratën e firmos pak kohë më parë, mes Bayern dhe Musiala-s, ekziston edhe një klauzolë largimi në fund të këtij sezoni.

Nëse situata mes palëve, Bayern dhe Musiala vijon të mbetet e tillë, nëse fantazisti nuk lë pas problemet e tij, nuk përjashtohet mundësia e një divorci të bujshëm në fund të këtij sezoni. Nëse një hipotezë e tij do të konkretizohej, atëherë Liverpool është gati të trokas me një ofertë konkrete për yllin e futbollit gjerman.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.