VIDEO/Përleshje mes policisë dhe tifozëve, ndërpritet ndeshja Besiktas – Hapoel Beer Sheva

Ndeshja e xhiros së pestë të Ligës së Evropës mes Beşiktaşit dhe Hapoel Beer Shevas është ndërprerë në minutën e 25-të, pas ndërhyrjes së policisë ndaj tifozëve turq në tribunën pas portës.
Sipas raportimeve të mediave turke, forcat e sigurisë gjeorgjiane kanë përdorur dhunë ndaj tifozëve të Beşiktaşit, duke shkaktuar përleshje të shumta në stadiumin “Batumi Arena”, në Gjeorgji.
Situata ka eskaluar deri në atë pikë sa lojtarët dhe gjyqtarët janë detyruar të largohen nga fusha dhe të hyjnë në dhomat e zhveshjes.
Futbollistët e Beşiktaşit janë parë duke tentuar t’i qetësojnë tifozët e tyre, ndërsa një tifoz është transportuar me ambulancë drejt spitalit.
Deri më tani, ndeshja mbetet e ndërprerë, ndërsa nuk ka informacione se kur do të rifillojë.
Lexo edhe
SPORT
Labinot Xhoxhaj mposht italianin pas 12 raundeve, mbron titullin e kampionit të Evropës

Derbi i çmendur në Elbasan, Partizani mund keq Dinamon: katër penallti dhe një karton i kuq në një ndeshje të pazakontë…

Casillas kundër ndryshimeve radikale në futboll, zbulon të vetmen gjë që do ta ndryshonte

Dëmtohet Bastoni, 3 javë larg fushave

Nelson Hysa: Çdo pikë djerse, çdo raund më çon më pranë historisë!

Barcelona kërkon mbrojtës në merkaton e verës, ja 3 objektivat

Klubet e Premier League kërkojnë shitjen e Manchester Cityt si ndëshkim për shkeljet financiare

Miliona euro nga UEFA! Konfirmohet shifra e plotë që Egnatia ka arkëtuar deri tani, ia kalon Skënderbeut





