Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Ky 28 Nëntor, si asnjë tjetër! Kush guxon të prishë ritin e pastores Alketa? Reagimi i ashpër i dishepujve të saj! Këlliçi: Marta Kos po bëhet bashkautore e forcimit dhe sponsorizimit të narkoshtetit të Edi Ramës Lobimet e politikës, Zvërneci e Kushner/ Kongresi do të hetojë çështjet që tronditën Shqipërinë As investimet e NATO-s nuk janë të sigurta në Shqipëri, intrigat e gjobës që njollosi bazën e Kuçovës Aksident zinxhir te mbikalimi i Selitës, përfshihen 5 automjete dhe paralizohet trafiku Rama ndryshon rregullat para protestës kombëtare, faturën e dëmeve do ta paguajnë edhe organizatorët VIDEO/ Prokuroria jep detaje për sekuestrimin e 136 kg drogë që u trafikua nga Shqipëria. Zbulohet destinac... Banorët e lagjes "18 Shtatori" në Gjirokastër denoncojnë zhurmën nga lokalet: Kërkojnë ndërhyrjen e policis... 28 Nëntori hyn në kalendarin zyrtar të New York-ut! Dita e Pavarësisë së Shqipërisë do të përkujtohet çdo v... Reshjet e shiut përmbytin disa zona në Elbasan, nën ujë toka bujqësore dhe fusha e futbollit në Librazhd E rëndë në Shijak! 21-vjeçari gjendet i pajetë në një poligon, dyshohet se…
SPORT

Derbi i çmendur në Elbasan, Partizani mund keq Dinamon: katër penallti dhe një karton i kuq në një ndeshje të pazakontë…

ELBASAN - Partizani ka fituar me rezultatin e thellë 4-1 derbin ndaj Dinamos, në një ndeshje të zhvilluar në “Elbasan Arena”, e cila do të mbahet mend për katër penalltitë e akorduara në favor të të kuqve dhe përjashtimin e Bruno Ditës

P
Piranjat27 November 2026, 21:18 · 2 min lexim
Derbi i çmendur në Elbasan, Partizani mund keq Dinamon: katër

 Partizani ka fituar me rezultatin e thellë 4-1 derbin ndaj Dinamos, në një ndeshje të zhvilluar në “Elbasan Arena”, e cila do të mbahet mend për katër penalltitë e akorduara në favor të të kuqve dhe përjashtimin e Bruno Ditës. Një fitore me shumë peshë për skuadrën e Partizanit, që merr tri pikë dhe lë pas rivalin kryeqytetas.

Të kuqtë kaluan në avantazh në minutën e 32-të, kur Murataj përfitoi nga një gabim i Lorran dhe mposhti portierin Teqja. Situata u komplikua edhe më shumë për Dinamon në fundin e pjesës së parë, kur Bruno Dita mori kartonin e dytë të verdhë dhe la skuadrën e Ilir Dajës me dhjetë lojtarë.

Në minutat shtesë, Partizani fitoi penalltinë e parë pas një episodi të verifikuar nga VAR-i, por Aliu nuk arriti të shënojë, pasi Teqja kuptoi drejtimin e gjuajtjes dhe e priti. Kështu, pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të të kuqve.

Edhe në pjesën e dytë, episodet e diskutueshme nuk munguan. Partizani fitoi një tjetër 11-metërsh, por këtë herë ishte Human që u ndal nga Teqja. Portieri i Dinamos nuk mundi të shmangte golin pak më vonë, kur Aliu realizoi një supergol me një goditje nga distanca, duke dyfishuar shifrat.

Në minutën e 68-të erdhi penalltia e tretë për Partizanin. Fadairo u tregua i saktë nga pika e bardhë dhe çoi rezultatin në 3-0. Dinamo reagoi në minutën e 83-të, kur Nani ngushtoi diferencën në 3-1, por shpresat për rikthim u shuan shpejt.

Një faull i Teqajt ndaj Skukës solli penalltinë e katërt për Partizanin. Këtë herë, vetë Skuka mori përsipër ekzekutimin dhe nuk gaboi, duke vulosur fitoren 4-1 të të kuqve.

Me këtë sukses, Partizani shkon në kuotën e 13 pikëve dhe parakalon për momentin Laçin, duke e lënë në fund të renditjes. Në krahun tjetër, Dinamo regjistron humbjen e tretë radhazi dhe mbetet me 17 pikë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.