Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Puka pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar, defekti përsëritet për herë të dytë brenda javës... Alarm në Rumani/ Ngrihen në fluturim dy avionë luftarakë dhe dy helikopterë të NATO-s pranë kufirit me Ukra... Ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Brigitte Macron në qendër të një skandali! Akuza për ngacmim seksual dhe pre... Reshje shiu dhe shtrëngata/ Parashikimi i motit për sot “The Guardian”: Evropa përballë një supercikli zgjedhor, rritja e së djathtës nacionaliste rrezikon të tron... Jo vetëm mishi sintetik, edhe ushqimet me bazë insektesh mund të hyjnë në tregun shqiptar Gati 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar Horoskopi/ Një ditë plot emocione, fat dhe vendime të rëndësishme për 12 shenjat! Përshkallëzim i rrezikshëm/ Avioni luftarak suedez sulm raketës ruse në Poloni, moti i keq prish planet e p... EMRI/ I riu shqiptar “tap” sulmon 5 efektivë policie në Maltë dhe i ngrihen 9 akuza Vuçic drejt akuzës penale, Financial Times: Qeveria i premtoi Kushnerit projektin pa tender U ndoq nga 6 patrulla dhe u kap pas arratisë së ‘çmendur’ me makinë, 33-vjeçari shqiptar i lirë pas disa or...
SPORT

Duka zbulon dëshirën për shortin e Botërorit 2028, presidenti i FSHF-së preferon grupin me katër skuadra

Presidenti i FSHF-së dëshiron një grup me katër skuadra për kuqezinjtë, ndërsa për U21 nuk ka kundërshtarë të preferuar: “Janë të gjitha skuadra në një nivel shumë të lartë sportiv”

P
Piranjat23 November 2026, 08:08 · 4 min lexim
Duka zbulon dëshirën për shortin e Botërorit 2028,

Presidenti i FSHF-së dëshiron një grup me katër skuadra për kuqezinjtë, ndërsa për U21 nuk ka kundërshtarë të preferuar: “Janë të gjitha skuadra në një nivel shumë të lartë sportiv”.

Shqipëria pret dy shorte të rëndësishme në ditët në vijim. Më 26 nëntor në Beograd do të hidhet shorti i kualifikueseve të Europianit U21, ndërsa në Belfast do të përcaktohen grupet e eliminatoreve të Europianit 2028 për Kombëtaren A, më 6 dhjetor. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka zbuluar preferencat e Shqipërisë për të dyja shortet. Për përfaqësuesen U21, ai nuk sheh një kundërshtar më të favorshëm, duke vlerësuar nivelin e lartë të skuadrave pjesëmarrëse. 

“Unë kam parë skuadrat edhe, edhe pozicionimin se ku do të jetë skuadra jonë, dhe është shumë e vështirë që të zgjedh se kë nga ata mund të mendosh që mund ta kemi më të lehtë. 

Janë të gjitha skuadra në një nivel shumë të lartë sportiv, me, me eksperiencë dhe histori rezultatesh shumë të mirë, kështu që ajo që duhet të uroj është që të përgatitet dhe ekipi sa më mirë për çdo lloj kundërshtari që do sjellë shorti. Nuk mund të shpreh ndonjë dëshirë që mund të sjelli ai shorti i 21-vjeçarëve”, u shpreh Duka.

Ndryshe është situata për Kombëtaren A. Shqipëria ndodhet në vazon e tretë dhe, mes mundësisë për të qenë pjesë e një grupi me katër ose pesë skuadra, preferon variantin e parë. Një grup me katër ekipe do të niste kualifikueset në muajin shtator, duke i dhënë kuqezinjve mundësinë të shfrytëzojnë periudhën e mëparshme për përgatitje dhe katër ndeshje miqësore.

Duka shpjegon se kjo mundësi lidhet edhe me faktin që Shqipëria nuk do të luajë në mars ndeshje play-off të Ligës së Kombeve, pas vendit të parë të siguruar në grup.

“Do jenë gjysma e grupeve me pesë ekipe dhe gjysma me katër. Katër ekipet më të forta do jenë me katër skuadra dhe ato që janë me katër skuadra do i fillojnë kualifikueset në shtator. I thashë këto për me thënë që mbase, nëse do jemi me katër skuadra dhe fillojmë në shtator, është diçka më mirë sepse kemi kohë, duke qenë që ne nuk kemi për të luajtur ndeshje play-off-i në mars për Nations League si rezultat i renditjes së parë, kemi kohë për të zhvilluar katër ndeshje miqësore deri në shtator”, deklaroi presidenti i FSHF-së.
 
Megjithatë, ky skenar ka edhe një kosto sportive. Në grupet me katër skuadra do të jetë një prej përfaqësueseve më të forta të Europës, çka e bën më të vështirë rrugëtimin drejt fazës finale. Pavarësisht kësaj, Duka e shpreh qartë dëshirën e tij për shortin në Belfast: “Kështu që i uroj të bimë me katër skuadra, po kjo me katër skuadra ka një të keqe tjetër sepse një nga ato të katërta është nga top skuadrat e Europës”. 
 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.