Emocionale/ Nelson Hysa përballet me befasinë e madhe para meçit të karrierës

Boksieri shqiptar Nelson Hysa ka marrë një vizitë të bukur para meçit të karrierës, ku fëmijët dhe gruaja e kanë vizituar.
Hysa edhe më parë ka treguar se po i mungon shumë familja, ndërsa po vazhdon përgatitjet për meçin e 28 nëntorit.
“DAZN” ka publikuar pamjet emocionale kur boksieri shqiptar mbetet plotësisht i befasuar kur familja e tij vijnë ta vizitojnë.
“Siç kam thënë më parë më kanë munguar shumë. Kjo është vajza ime, djali dhe gruaja. Më kanë munguar shumë. Befasi shumë e bukur. Më vjen mirë që janë këtu. Po stërvitem dhe luftoj për ta”, tha ai ndër të tjera.
Përndryshe, Hysa do ta ketë një sfidë shumë të vështirë ndaj turkut Agim Kabayel, meçi që zhvillohet në Dusseldorf të Gjermanisë.
Në rast që fiton, atëherë shqiptari do ta marrë edhe titullin e kampionit të botës.
Lexo edhe
SPORT
Talenti Kevin Dodaj realizon supergol në shtesë, mban ekipin në garë për titull

Skandal në futbollin shqiptar, lojtarët e Kukësit dhunohen në tunelin e stadiumit!

VIDEO/ Sherr me grushte dhe karrige mes futbollistëve

"Kur fitoja më telefononin 500 persona, kur humba vetëm nëna!"/Rrëfimi prekës i boksierit, Florian Marku

Reali i grabit talentin Unitedit për vetëm 400 mijë euro, zemërim në Old Trafford!





