FBI heton një tjetër sulm kibernetik ndaj bazës kombëtare të të dhënave kriminale në SHBA
FBI-ja ka nisur hetimet për një tjetër shkelje serioze të sigurisë kibernetike në Shtetet e Bashkuara, pasi hakerat dyshohet se kanë depërtuar në sistemin qendror të informacionit kriminal, të përdorur nga agjencitë federale, shtetërore dhe lokale të policisë. Në qendër të hetimit është Qendra Kombëtare e Informacionit për Krimin (NCIC), një platformë kyçe që shërben […]

FBI-ja ka nisur hetimet për një tjetër shkelje serioze të sigurisë kibernetike në Shtetet e Bashkuara, pasi hakerat dyshohet se kanë depërtuar në sistemin qendror të informacionit kriminal, të përdorur nga agjencitë federale, shtetërore dhe lokale të policisë.
Në qendër të hetimit është Qendra Kombëtare e Informacionit për Krimin (NCIC), një platformë kyçe që shërben për shkëmbimin e të dhënave mbi urdhër-arrestet, historikun kriminal dhe verifikimet e personave. Sipas CNN, duke cituar burime të njohura me hetimin, ndërhyrja e re u zbulua gjatë ditëve të fundit dhe përbën incidentin e dytë të këtij lloji brenda pak muajsh.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur identitetin e sulmuesve, shkallën e ndërhyrjes apo nëse të dhënat sensitive janë komprometuar. FBI-ja nuk ka dhënë ende një koment zyrtar.
NCIC konsiderohet një infrastrukturë thelbësore për funksionimin e agjencive amerikane të zbatimit të ligjit, pasi mundëson shkëmbimin e shpejtë të informacionit ndërmjet strukturave policore në të gjithë vendin.
Incidenti vjen në një periudhë shqetësimesh në rritje për sigurinë e infrastrukturës dixhitale amerikane, pas raportimeve për ndërprerje të sistemeve që kanë prekur sektorin bankar, Agjencinë e Sigurisë Kombëtare (NSA) dhe sistemin e kontrollit të trafikut ajror të FAA-së.
Lexo edhe
BOTA
Analiza e CNN: Gjenerata Z në protestë në të gjithë Evropën, mijëra të rinj dhe punëtorë kërkojnë ndryshim!

Tërmeti me magnitudë 6.7 godet Perunë, panik te banorët. Lëkundjet u ndjenë në disa zona të vendit

Irani vendos kushte për marrëveshjen me SHBA-në, Araghchi kërkon garanci që lufta të mos rifillojë

Skandali i Nvidia-s merr përmasa ndërkombëtare, në hetim rrjeti i kompanive që dyshohet se furnizonte Kinën me teknologji amerikane

Mediat boshnjake: Radoiçiçi mund të jetë i fshehur në Bosnje





