Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tërmeti me magnitudë 6.7 godet Perunë, panik te banorët. Lëkundjet u ndjenë në disa zona të vendit Irani vendos kushte për marrëveshjen me SHBA-në, Araghchi kërkon garanci që lufta të mos rifillojë Skandali i Nvidia-s merr përmasa ndërkombëtare, në hetim rrjeti i kompanive që dyshohet se furnizonte Kinën... Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 Nëntor 2026 Njihuni me parashikimin e yjeve për ditën e sotme Shembja e banesave me banorët brenda/ Bashkia Rrogozhinë zgjohet pas ndërhyrjes së Piranjave “Bëhu e imja vetëm një herë”/ Një miqësi që u kthye në përndjekje dhe shantazh Dramë familjare në Vlorë/ Dy motra të mitura jashtë kontrollit, dyshime për ngacmim nga të rriturit Artistët e “atyre” dhe të “këtyre” Shqipëria, portë e hapur pa asnjë kontroll / Emigrantët nga Lindja shtojnë radhët e kriminalitetit Buxheticidi! Laboratorët pa mjekë të specializuar/ Pas denoncimit të Piranjave, Ministria ndryshon rregulloren
BOTA

Tërmeti me magnitudë 6.7 godet Perunë, panik te banorët. Lëkundjet u ndjenë në disa zona të vendit

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ballë goditi Perunë qendrore të premten në mbrëmje, më 20 nëntor, duke shkaktuar panik dhe shqetësim te banorët. Lëkundjet u ndjenë në disa rajone të vendit, përfshirë kryeqytetin Lima, si dhe në pjesë të Kolumbisë. Sipas Institutit Gjeofizik të Perusë (IGP), tërmeti u regjistrua në orën 19:09 sipas […]

P
Piranjat21 November 2026, 08:59 · 1 min lexim
Tërmeti me magnitudë 6.7 godet Perunë, panik te banorët.

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ballë goditi Perunë qendrore të premten në mbrëmje, më 20 nëntor, duke shkaktuar panik dhe shqetësim te banorët. Lëkundjet u ndjenë në disa rajone të vendit, përfshirë kryeqytetin Lima, si dhe në pjesë të Kolumbisë.

Sipas Institutit Gjeofizik të Perusë (IGP), tërmeti u regjistrua në orën 19:09 sipas kohës lokale, me epiqendër rreth 30 kilometra në veriperëndim të qytetit Junín.

Thellësia fokale e tërmetit u vlerësua në 129 kilometra, ndërsa intensiteti i lëkundjeve në rajonin Junín arriti nivelin V të shkallës së modifikuar Mercalli.

Deri në momentin e raportimit, nuk ka informacione për viktima apo dëme të konsiderueshme materiale. Autoritetet po ndjekin situatën, ndërsa banorët mbeten në gatishmëri pas lëkundjeve të forta.

 

Tërmeti u ndje në një zonë të gjerë gjeografike, duke rikthyer vëmendjen te aktiviteti sizmik në rajonin e Paqësorit, ku Peruja është ndër vendet me aktivitet të lartë sizmik.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.