Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Albpetrol i jep vendburimin e Gorishtit një kompanie me zero të ardhura dhe 14.7 mln dollarë borxhe U kap me 23 kg kanabis në valixhe/ Shqiptari nga Kanadaja pretendon se ra pre e një kurthi në Rinas 116 urdhër-arreste dhe njoftim i kuq nga Interpoli, kapet në Greqi bosi i mafias turke, ekstradohet në Turq... Historia tronditëse e birësimeve të paligjshme në Kili/ U ndanë me forcë 41 vite më parë, nëna ribashkohet ... Shisnin drogë pranë shkollave në Laç, arrestohen dy persona, sekuestrohen kanabis dhe kokainë SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli “Keni frikë të dilni nga Kuvendi”, Ina Zhupa-deputetëve të mazhorancës në Komisionin e Kulturës: Jeni tmerr... Shpërthimi me tritol i makinës së punonjëses së Bashkisë në Elbasan, arrestohet një prej autorëve Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë Zbulohet shkelje në etiketim, Dogana e Tiranës bllokon 156 mijë produkte ushqimore dhe lodra Transportonin 4 shtetas kinezë drejt Greqisë kundrejt pagesës, arrestohet 19-vjeçari, në kërkim një tjetër... Mijëra qytetarë ‘pushtojnë’ rrugët e Athinës: Qiraja e papërballueshme, vendi në krizë të rëndë financiare...
AKTUALITET

Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Dy persona kanë mbetur të plagosur me thikë në Fushë-Krujë, në dy ngjarje të ndara, të cilat kanë ndodhur në rrethana të ndryshme. Një prej konflikteve ka përfunduar me arrestimin e një 49-vjeçari, ndërsa për ngjarjen tjetër policia ka shpallur në kërkim dy vëllezër. Ngjarja e parë ka ndodhur në një lokal, ku pas një […]

P
Piranjat12 November 2026, 12:36 · 2 min lexim
Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të

Dy persona kanë mbetur të plagosur me thikë në Fushë-Krujë, në dy ngjarje të ndara, të cilat kanë ndodhur në rrethana të ndryshme. Një prej konflikteve ka përfunduar me arrestimin e një 49-vjeçari, ndërsa për ngjarjen tjetër policia ka shpallur në kërkim dy vëllezër.

Ngjarja e parë ka ndodhur në një lokal, ku pas një konflikti të çastit mes dy personave është plagosur me thikë Aurel Doda. Si autor i dyshuar është arrestuar Shkëlqim Curaj, 49 vjeç, i cili dyshohet se në momentin e ngjarjes ndodhej nën efektin e alkoolit.

Ndërkohë, plagosja e dytë është regjistruar në afërsi të Urës së Gjolës. Fillimisht, dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa drejtues të tyre ishin Donald Caca dhe Ardjan Xheka. Pas përplasjes, mes palëve ka nisur një debat që ka agravuar në konflikt fizik. Gjatë sherrit, Ardjan Xheka është goditur me thikë dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmë mjekësore.

Për këtë ngjarje janë shpallur në kërkim si autorë të dyshuar dy vëllezërit Donald dhe Halil Caca. Sipas të dhënave paraprake, konflikti mes tyre dyshohet se ka qenë i hershëm. Policia po punon për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të të dyja ngjarjeve.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.