U kap me 23 kg kanabis në valixhe/ Shqiptari nga Kanadaja pretendon se ra pre e një kurthi në Rinas
Një udhëtim nga Kanadaja drejt Shqipërisë, gjatë verës së këtij viti, është kthyer në një përballje me drejtësinë për Kristian

Një udhëtim nga Kanadaja drejt Shqipërisë, gjatë verës së këtij viti, është kthyer në një përballje me drejtësinë për Kristian Gjonin, 34-vjeçarin shqiptar që jeton në Toronto.
Në aeroportin e Rinasit, në një valixhe që iu atribua atij, autoritetet zbuluan 23.15 kilogramë kanabis. Por Gjoni pretendon se nuk kishte dijeni për drogën dhe se është bërë viktimë e një skeme të ndërrimit të etiketave të bagazheve në aeroport.
Sipas raportimit të Daily Mail, Kristian Gjoni kishte udhëtuar drejt Shqipërisë së bashku me bashkëshorten e tij, Adrianën, për të vizituar familjarët. Çifti priste gjithashtu fëmijën e tyre të parë dhe udhëtimi ishte menduar si një vizitë familjare.
Problemet nisën pas mbërritjes në aeroportin e Rinasit, ku gjatë kontrollit u konstatua se njërit prej katër bagazheve të çiftit i mungonte etiketa identifikuese.
Pas rreth dy orësh e gjysmë pritjeje dhe verifikimesh, Kristianit iu kërkua të shkonte pranë rripit të bagazheve dhe të merrte një valixhe që kishte mbetur aty. Sipas pretendimeve të tij, valixhja nuk ishte e tija dhe ai nuk e kishte parë më parë.
Kur bagazhi u hap nga autoritetet, brenda tij u gjetën 23.15 kilogramë kanabis. Gjoni u arrestua dhe u përball me akuzat për trafik droge.
Dyshimet për një skemë të ndërrimit të bagazheve
34-vjeçari pretendon se është viktimë e një skeme kriminale, përmes së cilës etiketat identifikuese të bagazheve ndërrohen për të transportuar drogë pa dijeninë e udhëtarëve.
Sipas kësaj skeme, etiketa e një pasagjeri mund të hiqet nga valixhja e tij dhe të vendoset në një tjetër bagazh që përmban lëndë narkotike. Në këtë mënyrë, përgjegjësia për transportin e drogës mund të bjerë mbi personin që figuron në etiketë.
Kristian Gjoni thotë se kishte fotografuar bagazhet dhe etiketat e tyre përpara udhëtimit, si masë sigurie. Megjithatë, ai pretendon se kjo nuk e ndihmoi të shmangte arrestimin.
Rrezikon deri në 15 vite burg
Pas arrestimit, Gjoni kaloi katër ditë në paraburgim, përpara se të lirohej me kusht. Më pas ai u kthye në Kanada, por vijon të jetë nën detyrimin për t’u paraqitur periodikisht pranë autoriteteve shqiptare.
Avokati i tij, Ndue Pjetra, po përpiqet të provojë se klienti i tij nuk ka pasur lidhje me drogën e gjetur në valixhe dhe se është viktimë e një skeme të organizuar.
Sipas raportimit të mediave kanadeze, çështja pritet të shqyrtohet në gjykatë në fillim të vitit 2027. Në rast se shpallet fajtor, 34-vjeçari rrezikon deri në 15 vite burg.
Lexo edhe
AKTUALITET
Mes dhimbjes dhe lotëve, përcillet me gjamën e burrave në banesën e fundit elektricisti 34-vjeçar, humbi jetën në punë

Shisnin drogë pranë shkollave në Laç, arrestohen dy persona, sekuestrohen kanabis dhe kokainë

SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli

“Keni frikë të dilni nga Kuvendi”, Ina Zhupa-deputetëve të mazhorancës në Komisionin e Kulturës: Jeni tmerruar nga populli, gjeni zgjidhj...

Shpërthimi me tritol i makinës së punonjëses së Bashkisë në Elbasan, arrestohet një prej autorëve





