116 urdhër-arreste dhe njoftim i kuq nga Interpoli, kapet në Greqi bosi i mafias turke, ekstradohet në Turqi
Kreu i një organizate kriminale turke, i kërkuar ndërkombëtarisht me njoftim të kuq të Interpolit, është ekstraduar nga Greqia drejt Turqisë, pas një operacioni të koordinuar mes autoriteteve të të dy vendeve. Bëhet fjalë për Sercan Sayal, ndaj të cilit rëndojnë akuza për dhjetëra vepra të rënda penale, përfshirë komplote për vrasje, sulme të armatosura, […]

Kreu i një organizate kriminale turke, i kërkuar ndërkombëtarisht me njoftim të kuq të Interpolit, është ekstraduar nga Greqia drejt Turqisë, pas një operacioni të koordinuar mes autoriteteve të të dy vendeve. Bëhet fjalë për Sercan Sayal, ndaj të cilit rëndojnë akuza për dhjetëra vepra të rënda penale, përfshirë komplote për vrasje, sulme të armatosura, grabitje, kërcënime dhe vrasje me paramendim në Izmir. Sipas Ministrisë së Brendshme turke, në dosjen e tij figurojnë plot 116 urdhër-arreste të pazbatuara.
Lajmi për ekstradimin u bë publik nga Ministria e Brendshme e Turqisë, e cila theksoi se operacioni u zhvillua në bashkëpunim me policinë dhe autoritetet gjyqësore. Ministri i Brendshëm, Mustafa Çifci, deklaroi se Turqia nuk do të lejojë që personat e kërkuar për krime të rënda të gjejnë strehë jashtë vendit. “Ne siguruam ekstradimin nga Greqia në vendin tonë të kreut të krimit të organizuar, i cili kërkohej me njoftim të kuq. I dhamë fund arratisjes së tij dhe ia dorëzuam drejtësisë”, u shpreh ai.
Sipas ministrit, që nga fillimi i vitit autoritetet turke kanë riatdhesuar 805 persona të shpallur në kërkim, mes tyre 189 drejtues dhe anëtarë të organizatave mafioze, të lokalizuar në 45 vende të ndryshme të botës. “Askush që kërcënon paqen, jetën dhe pronën e qytetarëve tanë nuk duhet të mendojë se mund të gjejë një strehë të sigurt diku në botë”, deklaroi Çifci.
Lexo edhe
BOTA
Historia tronditëse e birësimeve të paligjshme në Kili/ U ndanë me forcë 41 vite më parë, nëna ribashkohet me dy djemtë e saj

Mijëra qytetarë ‘pushtojnë’ rrugët e Athinës: Qiraja e papërballueshme, vendi në krizë të rëndë financiare

Shpërthime në Hormuz, Garda Revolucionare e Iranit raporton goditjen e dy tankerëve me mbi 4 milionë fuçi naftë

Erdogan takohet me homologun iranian, Pezeshkian, në Antalia

Shamani rus planifikon të sakrifikojë 60 deve për fitoren e Rusisë në Ukrainë, shpërthejnë reagimet

Papa Leon XIV rikthehet në Peru pas dekadash, mijëra qytetarë e presin në rrugët e Limës

Valixhja me dollarë hidhet nga dritarja në Kazakistan, arrestohen dy drejtues të lartë për korrupsion

“Ngrihu, Lazarus”, policia në Peru përdor një taktikë të pazakontë për të shkatërruar bazën e trafikantëve të drogës





