“Keni frikë të dilni nga Kuvendi”, Ina Zhupa-deputetëve të mazhorancës në Komisionin e Kulturës: Jeni tmerruar nga populli, gjeni zgjidhje politike
Kryetarja e Komisionit të Kulturës në parlament Ina Zhupa, në fjalën e saj foli dhe njëherë për protestat e studentëve dhe qytetarëve. Zhupa tha se deputetët e mazhorancës kanë frikë që të dalin jashtë dyerve të Kuvendit. Ajo shtoi se deputetët e PS-së janë tmerruar nga populli. Bëri thirrje që të gjendet zgjidhje politike, për […]

Kryetarja e Komisionit të Kulturës në parlament Ina Zhupa, në fjalën e saj foli dhe njëherë për protestat e studentëve dhe qytetarëve.
Zhupa tha se deputetët e mazhorancës kanë frikë që të dalin jashtë dyerve të Kuvendit.
Ajo shtoi se deputetët e PS-së janë tmerruar nga populli. Bëri thirrje që të gjendet zgjidhje politike, për të shpëtuar Shqipërinë dhe të ardhmen e saj.
Ina Zhupa: Qytetarët kanë të gjithë të drejtën e botës që të protestojnë dhe të kërkojnë një qeveri tranzitore, që jep mundësinë që të lexohet për herë të parë vota reale pas 14 vitesh.
Sa më shumë e vononi këtë gjë, aq më shumë i ndikoni për keq Shqipërisë qoftë në rrugën drejt BE-së, qoftë dhe në krijimin e një situate kaotike.
Keni frikë të dilni nga dyert e Kuvendit, sepse jeni tmerruar nga populli e ju gjuajnë me vezë. Nëse doni Shqipëri normale, jepni zgjidhje politike, që vendi të ecë në rrugën europiane.
Lexo edhe
AKTUALITET
Shpërthimi me tritol i makinës së punonjëses së Bashkisë në Elbasan, arrestohet një prej autorëve

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë

Zbulohet shkelje në etiketim, Dogana e Tiranës bllokon 156 mijë produkte ushqimore dhe lodra

Transportonin 4 shtetas kinezë drejt Greqisë kundrejt pagesës, arrestohet 19-vjeçari, në kërkim një tjetër

Skandal në shkollën publike në Durrës/ Prindërve u kërkohet para për të pastruar dhe lyer klasat e fëmijëve!





