Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Zbulohet shkelje në etiketim, Dogana e Tiranës bllokon 156 mijë produkte ushqimore dhe lodra Transportonin 4 shtetas kinezë drejt Greqisë kundrejt pagesës, arrestohet 19-vjeçari, në kërkim një tjetër... Mijëra qytetarë ‘pushtojnë’ rrugët e Athinës: Qiraja e papërballueshme, vendi në krizë të rëndë financiare... Skandal në shkollën publike në Durrës/ Prindërve u kërkohet para për të pastruar dhe lyer klasat e fëmijëve... Erdogan takohet me homologun iranian, Pezeshkian, në Antalia Rruga pranë spitalit në Lezhë e degraduar/ Gurë, mbetje dhe kanali kullues jashtë funksionit FOTO/ 8 plumba ndaj shqiptarit në Bruksel, atentati dyshohet se ishte vrasje me pagesë Berisha: Kallëzimi im ndaj Irena Gjokës synon ndëshkimin ligjor të një personi që përbën turpin e njeriut... Papa Leon XIV rikthehet në Peru pas dekadash, mijëra qytetarë e presin në rrugët e Limës Investigimi/ 280 paund në ditë për kokainën, skema e rekrutimit të shqiptarëve nga mafia në Britani Valixhja me dollarë hidhet nga dritarja në Kazakistan, arrestohen dy drejtues të lartë për korrupsion Gazeta irlandeze: Ramën e presin me vezë në Dublin, qytetarët nuk u lejuan të hyjnë për t’i bërë pyetje...
AKTUALITET

Transportonin 4 shtetas kinezë drejt Greqisë kundrejt pagesës, arrestohet 19-vjeçari, në kërkim një tjetër

Një 19-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Transit 3”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një 21-vjeçar nga Kosova po transportonin kundrejt pagesës katër shtetas kinezë, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin drejt Greqisë

P
Piranjat12 November 2026, 11:27 · 1 min lexim
Transportonin 4 shtetas kinezë drejt Greqisë kundrejt pagesës,

Një 19-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Transit 3”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një 21-vjeçar nga Kosova po transportonin kundrejt pagesës katër shtetas kinezë, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin drejt Greqisë.

Operacioni u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, pas administrimit të informacioneve për transportimin e paligjshëm të emigrantëve.

Në pranga përfundoi shtetasi M. M., 19 vjeç, banues në Konispol, ndërsa bashkëpunëtori i tij, A. S., 21 vjeç, banues në Kosovë, është shpallur në kërkim.

Sipas policisë, 19-vjeçari monitoronte rrugën për praninë e shërbimeve të Policisë, ndërsa 21-vjeçari e ndiqte pas me automjetin ku transportoheshin katër shtetasit kinezë në drejtim të Konispolit.

Gjatë ndërhyrjes së efektivëve, në afërsi të Konispolit, i riu nga Kosova braktisi automjetin dhe u largua me vrap, duke përfituar nga terreni dhe errësira.

Policia bën me dije se vijon puna për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy automjetet e përdorura për transportimin e emigrantëve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.