Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Zbulohet shkelje në etiketim, Dogana e Tiranës bllokon 156 mijë produkte ushqimore dhe lodra Transportonin 4 shtetas kinezë drejt Greqisë kundrejt pagesës, arrestohet 19-vjeçari, në kërkim një tjetër... Mijëra qytetarë ‘pushtojnë’ rrugët e Athinës: Qiraja e papërballueshme, vendi në krizë të rëndë financiare... Skandal në shkollën publike në Durrës/ Prindërve u kërkohet para për të pastruar dhe lyer klasat e fëmijëve... Erdogan takohet me homologun iranian, Pezeshkian, në Antalia Rruga pranë spitalit në Lezhë e degraduar/ Gurë, mbetje dhe kanali kullues jashtë funksionit FOTO/ 8 plumba ndaj shqiptarit në Bruksel, atentati dyshohet se ishte vrasje me pagesë Berisha: Kallëzimi im ndaj Irena Gjokës synon ndëshkimin ligjor të një personi që përbën turpin e njeriut... Papa Leon XIV rikthehet në Peru pas dekadash, mijëra qytetarë e presin në rrugët e Limës Investigimi/ 280 paund në ditë për kokainën, skema e rekrutimit të shqiptarëve nga mafia në Britani Valixhja me dollarë hidhet nga dritarja në Kazakistan, arrestohen dy drejtues të lartë për korrupsion Gazeta irlandeze: Ramën e presin me vezë në Dublin, qytetarët nuk u lejuan të hyjnë për t’i bërë pyetje...
AKTUALITET

Zbulohet shkelje në etiketim, Dogana e Tiranës bllokon 156 mijë produkte ushqimore dhe lodra

Një ngarkesë me rreth 156 mijë njësi produktesh ushqimore dhe lodrash të ambalazhuara është bllokuar nga autoritetet doganore pas konstatimit

P
Piranjat12 November 2026, 11:29 · 1 min lexim
Zbulohet shkelje në etiketim, Dogana e Tiranës bllokon 156 mijë

Një ngarkesë me rreth 156 mijë njësi produktesh ushqimore dhe lodrash të ambalazhuara është bllokuar nga autoritetet doganore pas konstatimit të parregullsive gjatë kontrolleve të bazuara në analizën e riskut.

Kontrolli u krye nga Dega Doganore Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Monitorimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ku gjatë verifikimit fizik të mallrave u evidentua se produktet nuk përmbanin informacionin e detyrueshëm për datën e jetëgjatësisë minimale ose afatin e përdorimit në etiketim.

Sipas autoriteteve, kjo përbën shkelje të kërkesave ligjore për etiketimin e ushqimeve dhe informimin e konsumatorit, të përcaktuara në kuadrin rregullator shqiptar.

Ngarkesa është vendosur në bllokim dhe mallrat nuk do të lejohen të zhdoganohen apo të dalin në treg deri në përfundimin e procedurave dhe kontrolleve përkatëse.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.