Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027... Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit/ Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang pol... Babai i Noizy-t në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut Bilanc katastrofik, 11 të vdekur dhe 48 të plagosur/ Detajet, si ndodhi aksidenti tragjik në Bullgari Erling Haaland fiton miliona edhe pa luajtur, ja sa arkëton ai për një postim në Instagram! Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil Doneri 1 euro shkakton kaos në Gjermani, qindra të rinj përplasen me policinë, ndërhyn edhe helikopteri Ishte në kërkim ndërkombëtar/ Vrasësi shqiptar arrestohet gjatë një kontrolli rutinë në kufi Protestat në vend, kryeministri francez propozon rritjen e pagës minimale Dosja Veliaj/ Zbulohet data e shpalljes së verdiktit për Klotilda Bushkën Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina Merz kushtëzon buxhetin e BE-së me ndihmën për Ukrainën: Gjermania kërkon ndarje të barabartë të barrës fin...
SPORT

Dyshime për 23-vjeçarin, çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Musialës?

P
Piranjat10 November 2026, 11:57 · 2 min lexim
Dyshime për 23-vjeçarin, çfarë do të ndodhë me

Jamal Musiala përballet me një nga periudhat më të vështira të karrierës, ndërsa në Mynih kanë nisur pikëpyetjet për të ardhmen e tij sportive. Presidenti i nderit të Bayern Munich, Uli Hoeness, ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e gjithë Gjermanisë, duke vënë në dyshim nëse 23-vjeçari do të arrijë sërish nivelin që kishte përpara problemeve shëndetësore.

Musiala është diagnostikuar me episode të shkurtra të mungesës së vetëdijes, të lidhura me një çrregullim neurologjik, të cilat sipas vetë futbollistit menaxhohen me trajtim mjekësor.

Hoeness e cilësoi situatën një dilemë për klubin, pasi nuk dihet nëse lojtari do të rikthehet në potencialin e tij të mëparshëm.

Megjithatë, lajmi pozitiv është se Musiala është rikthyer në stërvitje me grupin, pas dëmtimit muskulor që pësoi në shtator. Ai nuk ishte ende gati për ndeshjen me Mainz, por pushimi i kombëtareve do t'i japë kohë për të vijuar rikuperimin.

Ndërkohë, legjenda e Bayernit, Lothar Matthaus, i ka interpretuar fjalët e Hoeness si një mënyrë për të motivuar talentin gjerman dhe për ta nxitur të tregojë se mund të rikthehet në nivelet më të larta. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.