Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Dyshohet se u futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Kate Middleton, dy ‘skifterë’ shqipt... BE-ja përgatitet për kërcënimin e ri kibernetik, kompjuterët kuantikë mund të thyejnë sistemet aktuale të s... Mjegull e ngrica në rrugë, vështirësohet lëvizja në aksin Bulqizë-Peshkopi Trump paralajmëron demokratët: Mos e ktheni fitoren ndaj Iranit në humbje, kemi financim për luftën deri në... Merr flakë makina në Vlorë/ Zjarri nisi nga një kosh mbeturinash, më pas… Bënë namin me grabitje në banesa në Spanjë, tre shqiptarët përfundojnë në burg Identifikimi elektronik në zgjedhje/ Logu: U përdorën si platforma patronazhimi dhe manipulimi nga PS Vrasja e dyfishtë/ Dyshime për atentat të mirëorganizuar - Autorët ngatërruan shënjestër, qëlluan mbi nipin... Flakët “përpijnë” një automjet gjatë natës në Vlorë, dyshohet se zjarri nisi nga koshat e mbeturinave... Mbahet sot Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Serbia bojkoton takimin BIRN: Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë në Shqipëri Pastrimi i qyteteve, tarifat mbulojnë vetëm 40% të shpenzimeve, BB propozon ndryshime
AKTUALITET

Dyshohet se u futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Kate Middleton, dy ‘skifterë’ shqiptarë në pranga në Angli

Dy persona me origjinë shqiptare kanë përfunduar në pranga në Angli, pasi dyshohet se kanë hyrë pa autorizim në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, në pronën mbretërore Sandringham, në Norfolk. Ngjarja u regjistrua të hënën në mbrëmje, kur dy burrat depërtuan në ambientet e rezidencës Anmer Hall, duke shkaktuar aktivizimin e sistemeve të […]

P
Piranjat25 November 2026, 09:53 · 2 min lexim
Dyshohet se u futën për të vjedhur në rezidencën e

Dy persona me origjinë shqiptare kanë përfunduar në pranga në Angli, pasi dyshohet se kanë hyrë pa autorizim në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, në pronën mbretërore Sandringham, në Norfolk. Ngjarja u regjistrua të hënën në mbrëmje, kur dy burrat depërtuan në ambientet e rezidencës Anmer Hall, duke shkaktuar aktivizimin e sistemeve të sigurisë. Sipas mediave britanike, njëri prej të arrestuarve dyshohet se qëndron ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Hetimet paraprake sugjerojnë se dy personat mund të mos e kenë ditur se prona i përkiste çiftit mbretëror dhe se qëllimi i tyre mund të ketë qenë vjedhja. Megjithatë, autoritetet po verifikojnë të gjitha rrethanat për të përjashtuar mundësinë e një motivi tjetër. Sipas raportimeve, të dyshuarit ishin të maskuar dhe aktivizuan sistemet e avancuara të sigurisë së rezidencës, ku përfshihen kamera vëzhgimi, sensorë lëvizjeje dhe teknologji lazer.

Pas marrjes së sinjalizimit, policia nisi një operacion të gjerë kërkimi, ku u përfshinë qen nuhatës, dronë dhe një helikopter i Shërbimit Kombëtar të Policisë Ajrore, i pajisur me kamera infra të kuqe. Dy personat u lokalizuan dhe u arrestuan brenda territorit të pronës mbretërore. Policia e Norfolkut konfirmoi se në momentin e incidentit nuk kishte njeri në banesë. Të dy të arrestuarit vijojnë të qëndrojnë në paraburgim, ndërsa hetimet për ngjarjen janë në zhvillim.

Anmer Hall shërben si rezidencë pushimi për Princin William dhe Princeshën Kate. Prona iu dhurua çiftit nga Mbretëresha Elizabeth II me rastin e martesës së tyre në vitin 2011. Ndërsa banesa e tyre kryesore ndodhet në Forest Lodge, në Windsor, ku jetojnë së bashku me tre fëmijët, George, Charlotte dhe Louis, familja mbretërore e përdor rezidencën në Norfolk gjatë fundjavave dhe pushimeve shkollore.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.