“Tërhiqu dhe dorëzohu”/ Media italiane: Si po i mbyll sytë Perëndimi ndaj demokracisë në Shqipëri?
Media italiane Linkiesta e ka cilësuar “Revolucionin e Flamingove” si një mobilizim qytetar që shkon përtej protestave mjedisore...
Media italiane Linkiesta e ka cilësuar “Revolucionin e Flamingove” si një mobilizim qytetar që shkon përtej protestave mjedisore...
Gazeta britanike The Guardian i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit politike në Shqipëri, duke u përqendruar te masat e reja...
Një 60-vjeçar është plagosur me thikë pasditen e sotme në qytetin e Korçës, ndërsa autori i dyshuar ësht&e...
Karabinierët kanë identifikuar dhe arrestuar autorët e dyshuar të vrasjes së shqiptarit Ferdinant Hoti, 35 vjeç, pa vendbanim t&...
Zhvillimet e fundit politike në Shqipëri kanë tërhequr vëmendjen e medias ndërkombëtare Al Jazeera, e cila ka pasqyruar tensi...
Trej hajdutë bakri dyshohet se shkaktuan shpërthimin vdekjeprurës ku humbën jetën gjashtë persona. Të tre janë identifi...
Kimi Antoneli po ndjek një rrugë që i përket vetëm atij. Ai u shmanget krahasimeve, si atyre më të natyrshme me idhullin e ti...
Një ngjarje tragjike ka tronditur Indonezinë, ku një 24-vjeçare humbi jetën pasi u sulmua nga një krokodil gati pesë metra ...
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e së enjtes në Kapadokia të Turqisë, ku një nga formacionet karakteristi...
Ministria e Drejtësisë ka reaguar lidhur me transferimin e Erion Veliajt nga ambientet e paraburgimit, duke sqaruar se lëvizja drejt Institucioni...
Si arriti një biznesmen shqiptar nga Kosova të fitonte tenderin për rikonstruksionin e një prej ndërtesave më të rëndësishme dhe më të mbrojtura në botë, Kremlinit? Në një intervistë ekskluzive në “Çim Peka Live” në SYRI TV, biznesmeni Behgjet Pacolli rrëfen historinë e njohjes me presidentin rus Boris Jeltsin, marrëdhënien që nisi vite përpara rikonstruksionit dhe rrethanat që i hapën rrugën kompanisë së tij për të ndërhyrë në zemër të pushtetit rus.
Pacolli tregon se gjithçka nisi pas dëmtimeve të ndërtesës së parlamentit rus, kur, sipas rrëfimit të tij, u kërkua ndërhyrje e shpejtë për të mbuluar dëmet dhe për të nisur rikonstruksionin.Ai zbulon edhe rolin që, sipas tij, luajtën shpejtësia, korrektësia dhe përgatitja paraprake e projektit, si dhe kujton episodin e dhurimit të ilaçeve për Jeltsinin, të cilin Çim Peka e vë përballë pyetjes së drejtpërdrejtë nëse kjo marrëdhënie ndikoi në fitimin e tenderit.“200 firma kanë qenë në tender, ne e kemi fituar me meritë”, deklaron Pacolli, duke sjellë versionin e tij për një histori të pazakontë suksesi shqiptar në Rusi.
Intervista ekskluzive:
Peka: Si e gjeti një shqiptar të futet dhe të restauronte Kremlinin? Po e kujtoj, të njëjtën godinë njihte bota, shtëpinë e bardhë dhe Kremlinin.
Pacolli: Po qesh, se e njëjta pyetje më ka bërë Carla Del Ponte.
Peka: Po sepse është pyetja më normale.
Pacolli: Carla Del Ponte ishte duke u përgatitur prej prokurorës së përgjithshme të Zvicrës të shkojë në Hagë dhe ajo ishte duke grumbulluar dokumentacion kundër, për t'i gjykuar të ashtuquajturit kriminelë të luftës, e aty ishin edhe kosovarët, që konsideronte ajo se janë kriminelë, apo mendoj ajo konsideronte. Dhe normalisht erdhi te unë si shkak ishte një lojë politike në Rusi. Prokurori gjeneral i Rusisë ishte kapur me tre femra në një vend diku dhe ishte fotografuar. Ajo video sigurisht ka qarkulluar nëpër botë dhe e keni parë edhe ju, dhe ai mendonte atëherë se ishte organizuar nga kreu, por s'ka qenë e vërtetë. Nuk ka qenë e vërtetë që është organizuar nga kreu, unë ju them, ajo ka qenë video absolutisht e vërtetë. Si e kanë organizuar atë video nuk e di, se edhe ai ka pasur kundërshtarët e vet, mirëpo ka ardhur te presidenti, i kanë treguar atë video. Ndodhia ka ndodhur, ashtu ka qenë. Dhe ai prej frustrimit e liroi nga puna, dhe prej frustrimit ai fillon fushatën për t'u bërë president. Do të thotë që në zgjedhjet e ardhshme të kandidojë si kundërkandidat i Jeltsinit. Në atë kohë ai shkon diku atje larg, në lindjen e largët, dhe blen 10 mijë vota, që ishin si dëshmi për t'u regjistruar si kandidat.
Peka: Për t'u regjistruar si kandidat?
Pacolli: Si kandidat, dhe regjistrohet si kandidat. Dhe ai i shkruan një letër Carla Del Pontes dhe i thotë: "Shikoni, është një njeri me emrin kështu kështu, ai vjen këtu në Moskë dhe kur vjen ai, atij i mundësohet vetëm prej aeroportit telefonon që ka zbritur dhe ai shkon drejt në Kremlin te Jeltsini. Do të thotë krejt këtë marrëdhënie që i ka aty, sigurisht që ai ka hapur ndonjë llogari për të në Zvicër, a mundeni me e verifikuar?" Me hamendje ka qenë ajo kërkesë e ndihmës juridike.
Peka: Por në fakt a kishit mundësi të shkonit kaq lehtësisht nga aeroporti në Kremlin?
Pacolli: Unë kisha mundësi të shkoj sinqerisht po, për arsye se unë kisha edhe kantierin, edhe kantierin tim atë e kisha në Kremlin, ishin diku 7000 persona.
Peka: Si e fitoi Behgjet Pacolli, një shqiptar i Kosovës, tenderin për rikonstruksionin e Kremlinit?
Pacolli: Vetëm të lë ta kryej këtë. Do të thotë ai kërkon një ndihmë dhe Carla Del Ponte e motivuar prej asaj letre vjen te unë. Unë në zyrë, edhe neve nuk na shkon biseda, ajo ulet përpara, po them zyrtarisht, edhe ulet aty dhe thotë: "Kështu kështu, e kam marrë një kërkesë për ndihmë juridike kështu kështu, edhe thotë, mund të na tregosh a i ke paguar Jeltsinit ndonjë shumë për si kompensim për atë që ju mundeni me pasur marrëdhënie të mira me të?" Unë i them, po, jo. Edhe ajo i mëshon tavolinës dhe thotë: "Mjaft! Tash po flasim zyrtarisht". Tash zonja, se i tregoj tani kush është ajo. I thashë, sinqerisht unë kam pritur një grua më të bukur. Po unë i them atë në gaz, i them në gaz, jo që kam dashur... Tash "ho aspettato una donna più bella", e unë kam dashur t'i them "ho aspettato una donna più buona", më të mirë kështu, por jo më të bukur. Edhe ajo hidhërohet, në të vërtetë ka qenë shumë e keqe ajo si jashtë dhe brenda, ka qenë e keqe. Kështu që unë i lë ata aty dhe ajo merr ca dosierë çka i kishin ndarë dhe shkon.
Peka: Ka qenë prokurorja federale në atë kohë?
Pacolli: Në momentin e transferit për atje. Edhe ajo i ka marrë dokumentacionin, por jo për diçka tjetër, por me parë mos kam bërë ndonjë tregti armësh për UÇK-në, se më ka bërë disa pyetje kështu: A ke blerë, a ke çuar armë? Se kam folur atëherë dhe unë e kam pasur lobin tim kundër saj në këtë rast, edhe s'ka qenë, nuk është, kanë hetuar nja katër vjet, s'kanë nxjerrë asgjë dhe ajo është mbyllur, mirëpo është përfolur jashtëzakonisht shumë. E vetmja herë, i vetmi moment, i vetmi rast në jetën time që unë kam pasur punë me një prokuror, po vetëm për ndoshta 20 minuta në zyrën time. Asnjëherë s'kam qenë para një gjykatësi, asnjëherë nuk kam pasur një dënim as më të voglin që është regjistruar në regjistrin tim, po bëj 50 vjet që jetoj këtu. Dhe asnjëherë s'jam marrë në pyetje as si dëshmitar as si i akuzuar dhe unë jetoj këtu në qendër të Evropës, do të thotë që ta bësh atë jetë dhe ta bësh në këtë mënyrë ti je i detyruar o të kesh korruptuar gjithë këtu, o të jesh i adaptuar, të jesh i integruar. Unë besoj se kjo e dyta më takon ta them, se unë jam adaptuar, kam qenë gjithmonë falënderues i fatit tim që jetoj në Zvicër, në këtë parajsë të kësaj jete.
Peka: Të kthehemi te pyetja: Si e fitoi Behgjet Pacolli tenderin për rikonstruksionin e Kremlinit?
Pacolli: Po unë sinqerisht ju them, Jeltsinin unë e kam njohur prej viteve '79. Atëherë kur kam punuar, kam shkuar për kompaninë time tjetër, ai ka qenë guvernator në Ural dhe unë pata ndërtuar një fabrikë që prodhonte dritare, dritare edhe dyer, po specifikisht bravat, ato dorezat dhe bravat e këtyre. Ajo ka qenë prodhimi kryesor i saj, dhe e pata bërë me shumë sukses, dhe ai erdhi në hapje. Dhe aty u njoftuam. Dhe aty ai mori pjesë në një drekë që kishim, një ceremoni, si guvernator. Dhe unë, duke treguar ai, e kuptova se ai vuan prej diabetit. Edhe sa herë që shkoja atje, unë në farmaci, në aeroport bleja tabletat, 20 ose 15 franga kanë kushtuar, bleja dy-tre dhe shkoja krejt normal dhe ia dërgoja. Ishin tabletat e Cibalgines, ai e kishte mësuar terapinë e tij me këto. E jo gjithmonë i gjente ato. Edhe kështu ka shkuar, të vetmin send që kam mundur t'i dhuroj Jeltsinit, një paketë tabletash.
Peka: Pra, në zhargonin e përditshëm të biznesit shqiptar, e keni korruptuar presidentin e Rusisë me ilaçe diabeti dhe keni marrë tenderin e Kremlinit?
Pacolli: Po, me ilaçe diabeti, ashtu. Kështu ka shkuar, nëse konsiderohet ashtu, e lëmë kështu. Edhe kur ndodh atëherë që ai refuzon Partinë Komuniste, del dhe rebelohet, atëherë ju kujtohet ajo skena mbi tanke dhe ajo vrima e madhe në atë parlamentin, në ndërtesën e parlamentit, që e quajnë Shtëpia e Bardhë e Rusisë. Dhe ai atëherë i thotë të vetëve: "Shikoni gjen dikë që na i mbulon këtë marre sa më shpejt". Edhe aty duket se ai e ka përmendur emrin tim, thotë shikoni se është një firmë, se unë e di që ai nuk lyp as pagesë, as kurrgjë. Edhe në të vërtetë, unë e kam marrë si sot mbrëma, e kam marrë informatën, të nesërmen me avion kargo kam dërguar së pari rrjetën e gjelbër për të mbuluar, se ajo ishte diçka e re atëherë, askush nuk kishte mbuluar një ndërtesë me rrjetë të gjelbër që mos të duket ajo vrimë. Dhe e kemi mbuluar brenda 48 orëve. Dhe atëherë ai falënderohet. Ekipi i tij thotë: "Shikoni, presidenti ka thënë sa më shpejt të riparohet kjo, a mundeni ju ta riparoni?" I thashë: "Po more, unë punoj në këtë, unë isha duke ndërtuar një spital në Jakutsk, një spital 250 milionë, kisha një tjetër spital në Rusinë Qendrore dhe kisha disa projekte". Dhe më thotë: "Të lutem bëni ofertën, e kam dërguar arkitektin tim, e kanë parë situatën dhe kontrata e parë ka filluar aty, ajo që ka nxjerrë Kremlinin. Ne aq shpejt e kemi bërë këtë, janë videot, sot të asaj kohe. Çernomirdin ka qenë kryesuesi i qeverisë atëherë, kryeministër, dhe ai vjen po shumë kohë ka kaluar edhe me punëtorët tanë, me kosovarët dhe shqiptarët. Komplet ka qenë punëtorë që kanë punuar aty diku mbi 2000 njerëz, kanë qenë krejt shqiptarë.
Dhe e kemi kryer në shpejtësi këtë, domethënë kualiteti, korrektësia, serioziteti, shpejtësia, dhe kur s'i kam kushtëzuar me pagesa, ata kanë paguar kur kanë mundur. Ajo sigurisht ka qenë një arsye që unë munda të punoj në Kremlin. Unë kam qenë pak, aty e kam luajtur një lojë më të mençur se çdokush tjetër. E kam gjetur dokumentacionin e Kremlinit, krejt ai ka qenë në bibliotekën e Leninit. Dhe kam shkuar, e kam huazuar komplet dokumentacionin, e kam prurë këtu në Firence. Kam angazhuar njerëzit, për gjashtë muaj e kanë fotokopjuar krejt atë dokumentacion, ia kam kthyer origjinalin dhe ne këtu kemi bërë komplet projektin e rinovimit të Kremlinit. Për arsye se unë e dija se një ditë ata do ta bëjnë këtë. Për arsye se Jeltsini ka pasur absolutisht, çdo ditë kur ka parë diçka komuniste e ka urryer dhe ka dashur ta ndryshojë.
Peka: Kështu që domethënë, janë disa gjëra që bëjnë përshtypje, 200 firma kanë qenë në tender...
Pacolli: 200 firma kanë qenë në tender, ne e kemi fituar me meritë, kemi qenë e vetmja firmë që kemi pasur ndoshta një hapësirë prej 2000 metrash katrorë që i kemi ekspozuar të gjitha.
Transferimi i Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit ka ngritur pikëpyetje për procedurën që ka ndjekur Drejt...
Gazetari Lutfi Dervishi e ka cilësuar si një përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erio...
Analisti Andi Bushati, ka folur për transferimin e Erion Veliajt në burgun e Fierit. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Busha...
Gazeta britanike The Guardian i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit politike në Shqipëri, duke u përqendruar te masat e reja...
Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo, pas firmosjes së transferimit të Erion Veliajt nga burgu i Durrësit në atë t&...
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka urdhëruar inspektimin e 24 transferimeve të të burgosurve të kryera gjatë 11 ditëve...
Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali, analizoi në emisionin “Ora 19” në SYRI TV, me moderatoren Armela ...
Nga Martin Eteve, LA CROIX Një vit i tmerrshëm për autokratët evropianë. Pas rënies në prill të kryeministrit hunga...
Protesta studentore vazhdon edhe sot në ditën e saj të 17 tek kryeministria. Ndërkohë policia nga ana e saj ka vazhduar reprezaljen duk...
Erion Veliaj ka reaguar pas transferimit të tij nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, duke kundërshtuar mungesën e transpare...