E mitura denoncon shfrytëzimin s*ksual që prej moshës 11-vjeçare/ Nëna dyshohet si organizatorja kryesore

GREQI- Një 15-vjeçare në Agrinio të Greqisë ka denoncuar për shfytëzim seksual që në moshën 11-vjeçare, nënën e saj duke e cilësuar atë si përgjegjësen kryesore për abuzimin. Në momentin e dëshmisë e mitura ka deklaruar se edhe babai i saj ishte në dijeni të abuzimit seksual me të cilin vajza e tij e mitur përballet.
Sipas raportimeve të mediave greke vajza ka identifikuar disa nga personat e akuzuar si burra që kryenin akte seksuale me të kundrejt pagesës. Ajo pohoi se gjatë kësaj periudhe ishte përballur me dhunë fizike të vazhdueshme nga prindërit.
Prokuroria e Agrinios ka ngritur akuza të rënda ndaj personave të përfshirë, mes tyre trafikim dhe shfrytëzim seksual të të miturës, përdhunim në mënyrë të përsëritur, akte seksuale kundrejt pagesës, bashkëpunim në përdhunim dhe dhunë në familje.
Në këtë mëyrë të dy prindërit janë përballur me akuza për shfrytëzim seksual dhe dhunë në familje, ndërsa nënës i atribuohet edhe bashkëpunim i drejtpërdrejtë në përdhunim të përsëritur. Një tjetër person akuzohet për shfrytëzim seksual, ndërsa të tjerët dyshohet se kanë kryer akte seksuale me të miturën kundrejt pagesës. Hetimet përfshijnë edhe persona të tjerë ende të paidentifikuar.
Abuzimi seksual ndaj së miturës u zbulua më 22 nëntor, kur vajza vendosi t’i tregonte një banori të fshatit për atë që pretendonte se kishte përjetuar. Ai e nxiti të shkonte në polici dhe e shoqëroi për të bërë denoncimin.
Pas kësaj vetëm një ditë më pas, policia kreu një kontroll në banesën e familjes, ku prindërit u arrestuan fillimisht për shkelje të ligjit për lëndët narkotike. Gjatë kontrolleve në banesa të ndryshme u gjetën edhe sasi kanabisi.
Ekzaminimi mjeko-ligjor i 15-vjeçares nuk evidentoi shenja përdhunimi, por ky rezultat nuk përjashton pretendimet e saj për shfrytëzim dhe abuzim seksual.
Lexo edhe
BOTA
Lista Studentore zgjedh kandidatin për president. Kush është akademiku që garon për postin më të lartë në Serbi?

Irani paralajmërim për Amazon, Microsoft dhe SpaceX? Shpërndan video me inteligjencë artificiale të një sulmi

Tragjedi në Pakistan/ Shembet ndërtesa në ndërtim në Karaçi, shkon në 8 numri i viktimave! Rreth 10 persona rezultojnë të zhdukur

Lufta që zhyti aviacionin: Pesë kompani në vështirësi financiare, disa ndërpresin fluturimet

Aksident masiv në Zvicër, përplasen 37 automjete, lëndohen 10 persona





