Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep/ Policët fshihen nga kamera e Piranjave!
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Kjo protestë studentore ka edhe një anë më pak të dukshme, por po aq të rëndësishme. Ndërsa në rrugë stud...
Nga Albana Deda Mirëmbrëma! Unë jam Albana Deda dhe jam pedagoge në Universitetin e Tiranës prej gati 30 vitesh.Gjatë këtyre...
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa dalje publike, ku ka ftuar studentët të dialogojnë, pasi protestat kanë vijuar prej ditësh...
Të martën, më datë 20 tetor, pas thirrjes së Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë...
Nga Paulin Vilajeti Mirëmbrëma. Unë jam pastor.Jam pastor që në ’92.Ditët e fundit pashë dy vende që u pre...
Protestat studentore në Tiranë janë shoqëruar me përplasje të forta dhe dhunë të pajustifikuar nga segmente të Po...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Se çfarë po ndodh në Tiranë, është pak të quhet terror policor. Djem dhe vajza që janë rrahur barbarisht dhe d&eu...
Kongresmeni amerikan Jim McGovern ka reaguar me shqetësim për protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë të nda...

Para disa javësh po shihja një emision bazik sa për të shtyrë të shtunën mbrëma dhe kuptova se gjithë jetën televizive e shkova me mediokër. Revoltat e përshkallëzuara nuk kishin nisur ende. Situata nuk ishte kaq dramatike. As protestat dhe qeveria në kulm. Në kulm, siç janë sot qindra mediokër. Që njoh dhe që shoh.
Njëfarë tradite tutkune kjo, që Sara Mile vendosi ta thyente në fillim të javës, në një stacion të madh kombëtar. Pikërisht në atë televizion ku kryeministrin Rama ende nuk e kemi parë të drejtojë gishtin dhe të nisë marshimin e akuzave, siç bëri me “News24”.
Natyrisht, Sara nuk do ta kishte bërë këtë nëse në median ku u shfaq, nuk do të punonin aq shumë tutkunë. Dhe, kështu, në krye të javës, partia zgjodhi ta çojë tek kryetarja e tutkunëve. Në një stacion ku qeveria nuk flet asgjë dhe kokëboshët vazhdojnë paguhen çdo muaj, ndryshe nga media tjetër që përjargu këto ditë dhe jo që vetëm nuk ndahen rroga, por organizohen edhe sulme. Kështu sikur tha.
– Qëkur pasqyrimi i një proteste nga dita e parë u kthye në klauzolë të një lufte si ato në Lindjen e Mesme?
– Me kë e kishte z. Rama, me Iranin apo me Irfanin?
Sepse në këtë vend ka një zakon të çuditshëm: kur lajmi nuk të pëlqen, problemi nuk është më lajmi, por ai që e transmeton. Dhe, kur realiteti të del nga kontrolli, gjithmonë gjendet një ekran për t’ia hedhur fajin. Sakaq turma e tutkunëve që nuk ka të ndalur, ndahet në dy kategori: tutkunë dembelë dhe tutkunë të kamur.
Elisa Spiropali i përket kategorisë së parë. Tutkunëve që shkruajnë letra dhe flasin për liri demokratike, me besimin e çuditshëm se mund të zhvishen nga statusi që u ka dhënë partia, sapo ajo fillon t’u rëndojë mbi supe. Atëherë, për të mos qenë më tutkune, Elisa zgjedh t’i kundërvihet të zotit me shkop. Ndërsa i zoti, partizan i mençur i shprehjeve popullore, e di mirë se një shkop nuk e prish shtëpinë ku është rritur.
Në këto dy grupe tutkunësh, është edhe Erion Braçe. Por, ai ka zgjedhur rrugën më të shkurtër mesa duket. Të zhduket. Ka humbur këto ditë si ata pasagjerë që, pasi hipin në avion apo traget, i kap tmerri se mos vdesin. Dhe, në vend që të shohin nga dritarja, mbyllin sytë e presin të mbaroj udhëtimi. Sidoqoftë, në mesin e gjithë kësaj turbulence që ma rëndon përditë virozën që po kaloj, njësoj si revolta e të rinjve që shohim në ekran, më shkon mendja te Bela. Një zakon i bezdisshëm prej profesionit, një sorrolloj shqetësimi që u zhbë sapo më dërguan një video në celular. Një video me kryeveprën e Rilindjes: “Titanikun e Belës”.
Një film pa filtër, që të kujton anijen gjigante të fundosur më 15 prill të vitit 1912, pasi u përplas me një ajsberg në Oqeanin Atlantik. Një tragjedi që e njohim të gjithë. Vetëm se në versionin shqiptar, duket se kanë ndryshuar koordinatat, personazhet dhe mbi të gjitha, kuptimi i sakrificës. Deti ynë ndodhet në bulevard. Ajsbergu është diku përpara nesh. Ndërsa anija vazhdon të lundrojë me bindjen se është e pambytshme. Dhe, ashtu si në filmin që na përloti dikur, edhe këtu në protokollin e anijes kemi një artist.
Vetëm se këtë herë nuk ndodhet në kabinën e vogël të një vapori, por në godinën e Kryeministrisë.
Policia e Shqipërisë po e mbron Piktorin duke hedhur bomba gazi helmues mbi rininë shqiptare dhe duke e qëlluar atë me plumba gome t&...
Nga Dojna Mema Kjo është protesta. Të rinj, studentë, gjimnazistë… përballë policëve me skafandra, mburoja dh...
Nga Edmond Panariti Në histori ekziston një moment që përsëritet pothuajse tek çdo regjim që ka nisur të humbas&...
Unë jam shumë skeptik për atë që po ndodh në Shqipëri. Kam qenë skeptik prej muajit maj, kur filluan protestat kund&e...
Mos u habisni nga dhuna. Habituni që nuk ka plasur tenxherja më herët! Gjatë gjithë jetës sime profesionale kam besuar te zgjid...
Nga Mentor Kikia Në vitin 1990, unë kam qenë student. Protestova edhe unë në Dhjetor, kur diktatura komuniste kishte falimentuar polit...
Nga Lutfi Dervishi Pas 135 ditësh proteste paqësore, sot ishte dita e parë e protestës studentore dhe nisi me dhunë! Studentët nu...
Kanë ngritur zërin të gjithë të famshmit e mëmëdheut dhe janë vënë në mbrojtje të grave që ka...
JAM MESDHETAR Rastësisht dëgjova 500 studentë që thanë me një gojë Jam Mesdhetar. Megjithëse ata ishin të lumtu...
Nga Ina Zhupa Saranda është vendi më special i fëmijërisë sime.Ishte vendi i plazhit, i verës, i gëzimit dhe i paqes,...