Shantazh në emër të dashurisë, 32-vjeçari terrorizon gruan e martuar
Një histori e një viti më parë, që fillimisht nisi nga rrjetet sociale, do të ishte makthi më i madh i një 40-vjeç...
Një histori e një viti më parë, që fillimisht nisi nga rrjetet sociale, do të ishte makthi më i madh i një 40-vjeç...
Elvira Veseli, emigrante prej vitesh në Gjermani, deklaron se i ka paguar avokatit Gëzim Kovaçi një shumë prej 4200 eurosh për d...
Një javë më parë publikuam rrëfimin e efektivit të Forcës së Posaçme Shqiponja në Policinë e Shkodr&eum...
Nga Ina Zhupa Saranda është vendi më special i fëmijërisë sime.Ishte vendi i plazhit, i verës, i gëzimit dhe i paqes,...
Jemi në shkollën e mesme të bashkuar të Ishmit, 40 km nga Tirana, dhe ky zotëri përballë nesh, që quhet Ramazan Xhixha, ...
Klodiana Spahiu dhe Taulant Balla janë dy politikanët e parë me të cilët u përballëm, duke denoncuar plagjiaturën e puni...
Mijëra qytetarë nga i gjithë vendi kanë muaj që protestojnë në rrugët dhe sheshet e Tiranës, në atë q&eum...
Nga Dojna Mema Unë njoh 12 gra, jeta e të cilave është shkatërruar brenda 2 orësh, ditën e mërkurë. 12 gra që...
Një biznes privat në qytetin e Peshkopisë është bërë objekt i një kërcënimi serioz, pasi pronarit të subj...
Një qytetare ka bërë një denoncim lidhur me një problem pronësie dhe aksesi në rrugë. Sipas saj, familja e saj prej vi...

Nga Ina Zhupa
Saranda është vendi më special i fëmijërisë sime.Ishte vendi i plazhit, i verës, i gëzimit dhe i paqes, ku më çonte gjyshja.E vogël, dëgjoja bisedat e të rriturve dhe problemet e tyre të vogla: vapa, rruga me autobus, dikush i sëmurë, dikush që nuk po gjente punë, që mua më dukeshin hallet më të mëdha në botë. Edhe pasi u rrita, Saranda ishte vendi ku shkoja për t’i ikur zhurmës e stresit. Edhe qytetin do ta gjeje në statistika ndër qytetet me më pak krim në Republikë.
Vendi i diellit e i portokalleve!
Sot, Saranda është vendi prej nga iket. Është vendi që mbizotërohet nga stresi. Stresi që reflektohet në çdo bisedë. Fëmijët që shkojnë në plazh me gjyshërit, tani dëgjojnë kush u vra, kë plagosën, kush nxori thikën, kë rrahën, kush u hakmor. Ku jeta e natës e të rinjve u bë si shorte, a do të kishte edhe këtë natë sherr, a do të ishin me armë apo pa armë.
Materiali i parë i kronikave të mëngjesit.
Përsëri nga Saranda.
Çdo qytetar i Sarandës e nis ditën me një lutje, me bismilah ose amin, me “do Zoti”, nuk e kap ndonjë përplasje e të hajë ndonjë plumb qorr.
Nga bisedat me prindërit e Sarandës, secili më thotë që e përgatit fëmijën për ta çuar në Greqi, sapo të mbarojë të mesmen… Nuk duan ta shkollojnë as në Tiranë, jo, jo! Por në Greqi. Dhe jo për një të ardhme më të mirë thjesht. Por për ta hequr nga rruga e plumbave. Jo për të bërë karrierë, por për ta çuar atje ku nuk ka shans të ndodhet në vendin e gabuar në kohën e larjeve të hesapeve që shteti le hapur.
Sepse Sarandën e kanë kthyer në një Palermo të viteve ’80. Ky krim zotëron qytetin dhe policia bën lojën e tyre. Kjo nuk ka ndodhur brenda natës; as brenda vitit; por brenda shumë muajsh e vitesh, po. Ka degraduar për shumë kohë, dalëngadalë, dhe ka ndodhur për shkak të keqmenaxhimit e të frymës kriminale të deleguar nga Tirana.
Mjafton një Drejtor Policie i korruptuar.
Mjafton një Drejtor i orientuar për t’i shërbyer interesave të veta ekonomike.
Mjafton një zyrtar që i jepet kartabiankë për të abuzuar.
Mjafton rreshtimi i shtetit përkrah krimit, për ta shndërruar një qytet dikur aq të paqtë në një kryeqytet të krimit; ku perceptimi i kujtdo është që për çdo konflikt duhet t’i dalësh zot vetes, sepse shteti është palë. Për çdo krim, vrasësit i njeh i gjithë qyteti, vetëm policia jo.
Dhe nuk është vetëm Policia e Shtetit. Në të gjitha institucionet, filozofia është “pasurohu sa të mundesh për vete”. Sa për të tjerët, siç tha dhe shefi i tyre: “hëngshin kokat e njëri-tjetrit…!”
Unë vazhdoj të shkoj në Sarandë, jo vetëm sepse aty jetojnë njerëz të mitë, jo vetëm se kam aty kujtimet më të bukura të kohërave të fëmijërisë, as sepse atje më çon puna që bëj,por sepse unë e dua shumë atë qytet. Dhe çdo plagë e tij më dhemb.
Unë do të vazhdoj të shkoj në Sarandë, edhe sepse unë besoj, besoj që përpara se në Sarandë të mos ketë më as fëmijë e as të rinj; por vetëm kriminelë dhe emigrantë që punojnë e ulin kokën; diçka mund të bëjmë.
Diçka mund të bëjmë. Diçka duhet të bëjmë.
Së pari, mund t’i vëmë një emër. Sepse krimi ka emër.Dhe pastaj, mund të themi jo.Ne nuk mund të na trajtojnë si emigrantë kokulur në vendin tonë. Mund të themi jo. E të kërkojmë ndryshim.
Që ata fëmijë që e kanë lënë atë qytet të kthehen. Aty ku kanë gjyshërit e tyre, ku kanë pasur fëmijërinë e tyre, e ku u takon të kenë të ardhmen e tyre./piranjat news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Nga Dojna Mema Unë njoh 12 gra, jeta e të cilave është shkatërruar brenda 2 orësh, ditën e mërkurë. 12 gra që...
Intimiteti nuk është thjesht një akt fizik, as vetëm një akt emocional; është një urë midis shpirtrave, ku trupat...
Nga Haris Vongli Unë quhem Haris Vongli dhe kam ikur 3 herë nga Shqipëria. Herën e parë, isha vetëm 18 vjeç. Ika, pë...
Nga Florjan Binaj Nuk e di a ka një vend, ku shefja a shefi i agjencisë më të rëndësishme të sigurisë kombëtare i ...
Nga Edona Gashi Unë jam Edona Gashi. Historia jeme me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ka nis para se unë me dit me fol. Isha v...
Nga Brunela Mërtiri Mirëmbrëma. Unë quhem Brunela Mërtiri dhe jam 24 vjeç. Jam pjesë e asaj që ju e quani “g...
Nga Florjan Binaj Ishte data 30 maj, ku një qytetar u tërhoq zvarrë nga rojet private në Zvërnec të Vlorës. Ishte pikë...
Nga Ben Blushi PSE U DËNUA HASHIMI Për fat të keq isha i bindur se Hashim Thaci dhe shokët e tij do dënoheshin. Edhe vetë...
Duket se ka një keqkuptim masiv për takimet e së premtes në orën 17:00. Njerëzit kanë kujtuar se do të shkojnë at...
Prej afro dy javësh, Shqipëria po konsumon një nga përplasjet më të forta institucionale të viteve të fundit. Filloi si ...