
Mirëmbrëma,
Miq, ndjekës të Piranjave, qytetarë të Tiranës,
Njerëz që takova… dhe ata që s’më lanë t’i takoj dot.
[pauzë]
Ju e dini - gara për Tiranën u ndal. Dy ditë më pas, u ktheva në punë. Nuk e kam luksin të bëj “pushime reflektuese”. Unë kam luksin… vetëm të punoj. Dhe të mos dorëzohem.
U ktheva te Piranjat, tek kolegët e mi: të ngre zërin, të denoncoj të keqen, të mbroj njerëzit nga keqqeverisja.
Kandidimi im kishte të njëjtin qëllim: të çrrënjoste korrupsionin nga Bashkia Tiranë dhe ta kthente bashkinë në shërbim të njerëzve. Ngjarjet e ditëve të fundit po tregojnë në mënyrë dramatike se korrupsioni dhe e keqja kanë kapur palcën e pushtetit dhe që andej çdo qelizë të tij.
Është e njëjta frymë, i njëjti stil me 5D-në e Bashkisë Tiranë. Është dëshmia më e qartë se në këtë vend
nuk ka vetëm politikanë të korruptuar. Por ka edhe një administratë të tërë të korruptuar. Sekretarë të përgjithshëm, drejtorë, zëvendës drejtorë, inspektorë, specialistë, një strukturë e tërë e ngritur vetëm për të vjedhur, për t’u pasuruar vetë dhe dhe për të blerë vota.
Kjo qeverisje, kjo administratë, ky sistem nuk do të zgjidhë kurrë asgjë. Sepse nuk është ndërtuar për të zgjidhur – është ndërtuar për të vjedhur.
Prandaj unë nuk do ndalem. Prandaj NE nuk duhet të ndalemi. Kurdo që të bëhen zgjedhjet –do ta rimarrim Tiranën. Do ta pastrojmë nga ky llum. Do ta kthejmë në një qytet që të bën krenar, jo nervoz. Do ta kthejmë në një qytet nga i cili nuk do të duam të emigrojmë. Do ta bëjmë prapë të dashur.
Prandaj unë u ktheva në punë. Jo vetëm të punoj 8 orë për të mbajtur familjen time të vogël...
por për të menduar e punuar 24 orë për familjen tonë të madhe - Tiranën./piranjat.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Artikuj te sugjeruar
EDITORIAL
7 Nëntor19:05
Paqja Fiskale që fal miliona euro, ‘Kali i Trojës’ për favorizimin e kullave dhe resorteve
Një projektligj i propozuar nga qeveria si pjesë e paketës fiskale krijon një shteg të madh për uljen e taksave të biznesev...
EDITORIAL
6 Nëntor16:21
Arsyeja humbet busullën: shkenca, narcisizmi dhe tundimi i konspiracionit
Kam shkruar edhe para ca javësh (6 Tetor 2025) afërsisht mbi këtë gjë. Por vendosa të fokusohem akoma më shumë në n...
EDITORIAL
2 Nëntor10:30
Pas detit dhe kullave, tani radha e maleve – Strategjia “turistike” që shijon më shumë pushteti se natyra
Pas shkatërrimit të bregdetit nga privati me leje nga qeveria, tashmë radhën e kanë malet. “Paketa e Maleve”, synon pik&e...
EDITORIAL
31 Tetor22:22
Kuotat e Tetorit Rozë!
Nga Dojna Mema
Tetori është muaji i fjongove rozë. Muaji i fushatave për kujdesin ndaj grave, i pankartave me slogane të zgjuara, i ...
EDITORIAL
31 Tetor21:08
Kabineti im!
Nga Leonard Bombaj
Kur po zbrisnim “Qafë Thanën” u shfaq një pamje fantastike mbi liqen, me ishuj drite.
Një metaforë n...
EDITORIAL
28 Tetor22:47
Nga një tas proshute deri tek foto mbi kalë, bilanci i vrasjeve në 24 orë
Nëse do të përpiqej dikush të përkufizonte 24 orët e fundit në Shqipëri, fjala “absurde” do të ting&e...
EDITORIAL
28 Tetor16:29
Ç’fshihet pas ndalimit të monopatinave? Rritja e çmimit të energjisë- paniku i karburanteve vë në lëvizje qeverinë
Aksidentet fatale së fundmi nga të dhënat e INSTAT raportohen 91,2 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejt...
EDITORIAL
24 Tetor22:03
Heronjtë e heshtur!
Nga Flavio Qarri
Mirëmbrëma! E dini çfarë më ndodh çdo mëngjes? E njëjta gjë që ndodh edhe juve.Hap tel...
EDITORIAL
23 Tetor15:55
Pse kryeministri Edi Rama është i lumtur që është kryeministër i Shqipërisë dhe jo i Britanisë së Madhe?
“Dhe, duke parë se si po shkojnë gjërat në Mbretërinë e Bashkuar, jam shumë i lumtur që jam kryeministri i Shqip...
EDITORIAL
22 Tetor20:18
Pse ‘shqiptarët’ vriten për një filxhan ekspres?
Nga Kreshnik Spahiu
Profesor Müller, një penalist i njohur, në ligjëratën e tij mbi dinamikën dhe karakteristikat e krimit...