Nga Ilir Kalemaj
Sado syze rozë apo mavi qofshin, prapëseprapë, raporti final i OSBE-ODIHR-it ishte më problematik se ai i 2021-shit dhe theksonte akoma më shumë ekseset e parregullsive elektorale në raport me atë paraprak që doli në maj. Në 2021shi pati në fakt dhe raporte të tjerë si ai i Transparency International që evidentoi ushtrinë e mbi 9000 patronazhistëve vetëm në Tiranë të cilët kishin listat e mbi 900 mijë qytetarëve me të dhëna private të tyre dhe që u keqpërdorën nga partia në pushtet. Raporti aktual e vë theksin edhe më drejtëpërdrejtë te intimidimi, shantazhi dhe presioni mbi kategori votuesish duke përdorur vulnerabilitete të tyre si vendin e punës, një hall të pazgjidhur në kadastër apo ndihmë ekonomike të pamarrë për ta shfrytëzuar për kapital politik të pameritë.
Ky raport evidenton ndër të tjera se ndonëse administrimi teknik zgjedhor nga KQZ nuk cedoi, u vu re gjithsesi ndikimi politik në përbërjen e komisioneve dhe zëvendësime të shpeshta të anëtarëve në minutat e fundit. Gjithashtu ndonëse kishte mjaftueshëm pjesmarrje të partive politike dhe koalicioneve që të quheshin konkurruese, zgjedhjet u polarizuan thellë dhe partia-shtet prishi fushë-lojën e barabartë midis partive. Votimi elektroni dhe ai nga jashtë vendit patën performancë teknike por kishin probleme të theksuara organizative dhe mungesë informacioni për votuesit. Ajo që e zhduk vijë-ndarësen mes partisë dhe shtetit ishte përdorimi nga partia në pushtet i burimeve shtetërore dhe aktivitetet qeveritare gjatë fushatës, duke krijuar avantazh të padrejtë. U raportuan gjithashtu raste presioni ndaj administratës publike dhe votuesve. Ndërkohë që fushata zgjedhore ishte konfrontuese, me gjuhë denigruese dhe përplasje personale. Gjithashtu mjedisi mediatik u vlerësua si i kufizuar dhe jo i pavarur. Pronësia e përqendruar, vetëçensura e gazetarëve dhe dominimi i dy partive kryesore në hapësirat televizive kufizuan informimin e pavarur të qytetarëve. Përmbajtjet e prodhuara nga partitë shpesh transmetoheshin si lajme, në kundërshtim me ligjin.
Problem tjetër i madh ishte se ditën e votimit por pati shkelje procedurale, komprometim të fshehtësisë së votës dhe janë shtuar dukshëm rastet e blerjes ose ndikimit të votës.Procesi i numërimit përgjithësisht u zhvillua qetë por pati vonesa dhe mospërputhje procedurale në disa qendra. Zgjidhja e ankesave zgjedhore ishte transparente, por ligji kufizon shumë të drejtën e ankimit, pasi vetëm partitë politike mund të kontestojnë rezultatet – jo kandidatët individualë. Gjithashtu pavarëiësht punës së institucioneve të ndjekjes penale, mbetet nevoja për prioritizim dhe ndjekje më efektive të rasteve të krimeve zgjedhore. Kjo mund të kryhet për shembull nëse task forca e SPAK dhe prokurorisë së përgjithshme do të shkonte përej rasteve ordinere për të tentuar prerjen e nyjes gordiane që lidh krimin me politikën dhe biznesin e pandershëm, duke goditur penetrimin e parasë kriminale për të blerë vota.
Gjithashtu gjetjet e raportit u përforcuan nga rekomandimet prioritare të OSBE/ODIHR që flasin për reformë të gjithanshme zgjedhore për të adresuar paqartësitë ligjore dhe për të përfshirë konsultim publik të gjerë; depolitizim i administratës zgjedhore në nivelet e ulëta;
ndalim të qartë të përdorimit të burimeve shtetërore për qëllime elektorale dhe sanksione të menjëhershme për shkelje, rritje të transparencës së financimit të fushatës dhe përcaktim i qartë i shpenzimeve parazgjedhore, edukim publik mbi votimin elektronik, si dhe barazi në mbulimin mediatik për të gjitha partitë dhe etiketim i detyrueshëm i materialeve propagandistike si reklama politike.
Përsa i përket përgjegjësisë mbi zbatimin e këtyre rekomandimeve që mos të flenë mbi dafina siç ka ndodhur shpesh ose janë harruar sirtareve të pluhurosur të burokracisë, është ashiqare që thuajse të gjitha kanë të bëjnë me vullnetin politik të super-mazhorancës që nuk duket se ka dëshirë apo interes të zhvillojë zgjedhje të pakapura.
Reforma gjithëpërfshirëse nuk mund të fillojë me parakushte absurde por të adresojë shqetësime reale të opozitës si rikthimin e koalicioneve.
Ndalimi i prerë i përdorimit të burimeve shtetërore dhe keqpërdorimit të administratës publike duhet të marrë fund me ligj dhe sanksione të ashpra në rast shkeljesh.
Kasetat që prodhojnë propagandë të njëanshme duhet të ndërpriten dhe të ketë barazi në mbulimin mediatik qeveri-opozitë. Vota e diasporës duhet të ketë garanci të qarta që do nuk do të keqpërdoret, manipulohet apo dhunohet siç ndodhi kësaj here me rezultate gati enveriane në disa qarqe.
Artikuj te sugjeruar
EDITORIAL
7 Nëntor21:42
Monolog nga Florjan Binaj: Tirana do të pastrohet. Do ta rimarrim bashkë
Mirëmbrëma,
Miq, ndjekës të Piranjave, qytetarë të Tiranës, Njerëz që takova… dhe ata që s’m&e...
EDITORIAL
7 Nëntor19:05
Paqja Fiskale që fal miliona euro, ‘Kali i Trojës’ për favorizimin e kullave dhe resorteve
Një projektligj i propozuar nga qeveria si pjesë e paketës fiskale krijon një shteg të madh për uljen e taksave të biznesev...
EDITORIAL
6 Nëntor16:21
Arsyeja humbet busullën: shkenca, narcisizmi dhe tundimi i konspiracionit
Kam shkruar edhe para ca javësh (6 Tetor 2025) afërsisht mbi këtë gjë. Por vendosa të fokusohem akoma më shumë në n...
EDITORIAL
2 Nëntor10:30
Pas detit dhe kullave, tani radha e maleve – Strategjia “turistike” që shijon më shumë pushteti se natyra
Pas shkatërrimit të bregdetit nga privati me leje nga qeveria, tashmë radhën e kanë malet. “Paketa e Maleve”, synon pik&e...
EDITORIAL
31 Tetor22:22
Kuotat e Tetorit Rozë!
Nga Dojna Mema
Tetori është muaji i fjongove rozë. Muaji i fushatave për kujdesin ndaj grave, i pankartave me slogane të zgjuara, i ...
EDITORIAL
31 Tetor21:08
Kabineti im!
Nga Leonard Bombaj
Kur po zbrisnim “Qafë Thanën” u shfaq një pamje fantastike mbi liqen, me ishuj drite.
Një metaforë n...
EDITORIAL
28 Tetor22:47
Nga një tas proshute deri tek foto mbi kalë, bilanci i vrasjeve në 24 orë
Nëse do të përpiqej dikush të përkufizonte 24 orët e fundit në Shqipëri, fjala “absurde” do të ting&e...
EDITORIAL
28 Tetor16:29
Ç’fshihet pas ndalimit të monopatinave? Rritja e çmimit të energjisë- paniku i karburanteve vë në lëvizje qeverinë
Aksidentet fatale së fundmi nga të dhënat e INSTAT raportohen 91,2 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejt...
EDITORIAL
24 Tetor22:03
Heronjtë e heshtur!
Nga Flavio Qarri
Mirëmbrëma! E dini çfarë më ndodh çdo mëngjes? E njëjta gjë që ndodh edhe juve.Hap tel...
EDITORIAL
23 Tetor15:55
Pse kryeministri Edi Rama është i lumtur që është kryeministër i Shqipërisë dhe jo i Britanisë së Madhe?
“Dhe, duke parë se si po shkojnë gjërat në Mbretërinë e Bashkuar, jam shumë i lumtur që jam kryeministri i Shqip...