EDITORIAL

Elegji për brezin tim!

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Prill 2026, 22:13
Elegji për brezin tim!

Nga Ori Nebiaj

Unë jam dyzet vjeç.
Dhe dua t’i vë një emër brezit tim.

Ka pasur brez të luftës, brez të humbur, brez tranzicioni…
Ne jemi ky i fundit.

Por ne nuk mund të quhemi “brez tranzicioni”,
sepse kur zgjat 35 vjet, nuk është më tranzicion.

Është destinacion.

Është gjendja jonë e përhershme.

Ne u rritëm me prindër që besonin te barazia.
Barazia e detyruar: ku askush nuk kishte gjë, por të paktën të gjithë kishin njësoj pak.

Pastaj erdhi liria.

Dhe bashkë me lirinë erdhi edhe zbulimi tronditës: prona private ekziston… por jo për ne.

Sepse e vetmja gjë që e kaloi tranzicionin pa u lodhur ishte prona, e cila, me një shkop magjik, ndryshoi duar.

Ne pamë si pronat e gjyshërve tanë u bënë resorte për ata që s’kishin as gjyshër, as rrënjë.

Shumica prej nesh nisëm nga zero.

Dhe ndërtuam.

Madje, ende po ndërtojmë.

Punojmë për shkollën e fëmijëve.
Punojmë për të mbajtur prindërit që po plaken.
Për veten, thuajse kurrë.

Ne jetën do ta shijojmë në të shtatëdhjetat.
Nëse i arrijmë të shtatëdhjetat.

Sepse studimet thonë se mund të jemi brezi i parë që do të jetojë më pak se prindërit e vet.

Ndërkohë, ne bëjmë shkollë tre herë.
Sepse tregu ka vendosur që çdo pesë vjet duhet të bëhesh njeri tjetër.

Kështu që bëjmë një master.
Pastaj edhe një master tjetër.
Pastaj edhe një.

Edhe shkolla, si tranzicioni, për ne nuk mbaron kurrë.

Me njëqind mastera që jashtë nuk t’i njeh askush, ndërsa këtu varet kë njeh.

Dhe ndërsa bën shkollën tënde për herë të dytë,
çdo darkë ulesh pranë fëmijës tënd për t’i bërë detyrat e matematikës,
sepse fillorja ka ndryshuar aq shumë, sa ti nuk e kupton më sistemin që vetë ke votuar të reformohet.

Ne jemi shërbëtorët e dy brezave:
atij që po ikën, e që na thotë: “gjithë shpresën e kishim tek ju”,
dhe atij që po vjen, që na pyet: “Çfarë prone do më lësh?”

Të dy kanë të drejtë.
Dhe të dy na fajësojnë.

Ne jemi brezi i parë shqiptar që u rrit këtu,
por shpërtheu jashtë kufijve.

U shkolluam këtu, por emrin e bëmë atje.
Shkollën e bëmë shqip,
por talentin na e vlerësuan në gjermanisht, frëngjisht, italisht dhe anglisht.

Ne jemi brez tranzitor jo vetëm në ekonomi,
por edhe në vlera.

Me një këmbë në botën e vjetër, ku respektohej plaku,
dhe një këmbë në botën e re, ku respektohet influenceri.

Dhe ne qëndrojmë mu në mes:
me një dinjitet të lodhur që ende refuzon të ulet.

Brezi ynë ia ka zili brezit të humbur… sepse të jesh “brez i humbur” është luks.
Të paktën nuk e di ku je.

Ne nuk jemi të humbur.
Ne e dimë saktësisht ku jemi:
ne jemi në pritje.

Kemi harxhuar dy dekada duke besuar se puna të bën njeri,
për të kuptuar sot se, këtu, punën e ndershme nuk e vlerëson askush,
ajo thjesht të plak më shpejt.

Jo, jo, ne nuk jemi të humbur.
Ne jemi të konsumuar.

Jemi karburanti që dogji veten për të mbajtur ndezur një motor
që nuk na çoi askund.

Megjithatë…mund të ngushëllohemi me atë që shkruante një filozof shqiptar para shumë vitesh: “Bota është e atyre që digjen"./piranjat news

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

 

Artikuj te sugjeruar

EDITORIAL 10 Prill21:49

Vajza që do të lindë sonte!

Nga Turjan Hysko Sonte, ndërkohë që jemi këtu, në Shqipëri do të lindë një vajzë. Ndoshta edhe ka lindur tash...

Nga Klodian Tomorri EDITORIAL 3 Prill10:26

Sot ulet akciza e naftës, por me gungë

Sot ulet akciza e naftës, por me gungë. Sot shqiptarët me shumë gjasë do provojnë uljen e akcizës së naftës q&eu...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë