VIDEO- Patos/ Pusi i vjetër i gazit hapet nga fqinji. Denoncimi: Është një tmerr, kemi tre ditë të mbytur nga era
Banorët e një lagjeje në Patos, denoncojnë rrjedhjen e gazit pranë banesave të tyre, pasi një pus është rihapur s&e...
Banorët e një lagjeje në Patos, denoncojnë rrjedhjen e gazit pranë banesave të tyre, pasi një pus është rihapur s&e...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Karmë, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën dhe një 46-vj...
Një qytetare nga Kosova denoncon në redaksinë e “Piranja News”, një skandal që i ka ndodhur sot në një restorant ...
Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në Golem, pasi një 47-vjeçar ishte nisur për të vrarë p...
Dikur një parajsë për mijëra turistë britanikë me çanta shpine, Ekuadori është shndërruar me shpejtësi ...
Gara për Prokurorin e ri të Përgjithshëm ka shkaktuar përplasje të forta në Këshillin e Lartë të Prokuroris&eu...
Teksa sezoni turistik vazhdon, në Himarë këto kohë ndesh kryesisht dy kategori njerëzish. Të parët janë turistët....
Mihallaq Përgjika, emër i njohur për autoritetet për shkak të së kaluarës së tij kriminale, dyshohet se ka qëndruar...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për situatën me mbetjet në Tiranë, duke akuzuar...
GJKKO ka lënë në burg ish-policin Uljan Shpatarakun. Shpataraku u arrestua nga autoritetet, ndërsa u kap në makinë me Ergys Agas...
“Zhvilluam një bisedë prej gati gjysmë ore në telefon. ‘Nuk të shoh në atë vend ty, nuk duhet të mërzitesh, këtu jemi’, më përsëriste ai.”
Kështu e kujton Bardhyl Agasi, në librin e tij me kujtime “Në krah dhe përballë”, bisedën me Edi Ramën gjatë caktimit të kandidaturës për kryebashkiak të Durrësit në zgjedhjet e vitit 2007.
Pasi nuk kishte bindur Lefter Kokën për të rikandiduar, Bardhyl Agasi kishte shfaqur dëshirën për të kandiduar vetë, por u refuzua nga Rama.
Dy vjet më vonë, Rama nuk e përfshiu as në listat e kandidatëve për deputetë.
“Bardho, më dëgjo mirë. Vërtet nuk je në listën e kandidatëve për deputetë, por unë kam menduar tjetër gjë për ty, një vlerësim që as të shkon ndër mend”, citon Agasi fjalët e Ramës në takimin e mbajtur në zyrë, para publikimit të listave të kandidatëve për zgjedhjet e vitit 2009.
Në atë kohë, Ergys Agasin nuk e njihte askush. Ai ishte thjesht djali 22-vjeçar i Bardhit, deputet tri herë radhazi, kryetar i PS-së në Durrës dhe sekretar për Marrëdhëniet me Publikun në selinë qendrore.
Pak gjasa ka që Bardhyl Agasi ta kishte menduar se, 11 vjet pasi doli i zhgënjyer nga zyra e Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës, djali i tij do të kthehej në një ndër njerëzit më të pushtetshëm në Shqipëri, falë mbështetjes së të njëjtit njeri që i premtoi “një vlerësim që as të shkon ndër mend”.
Në modelin politik të Edi Ramës, ku njerëzit nga askushi mund të bëhen deputetë apo ministra rastësisht, vetëm pas një bisede me të, ngritja e Ergys Agasit nuk është çudi.
E tillë, e beftë dhe e madhe, ka qenë ngjitja e pothuajse çdo njeriu që ka fituar pushtet në krah të tij, nga Saimir Tahiri te Mirlinda Karçanaj e Belinda Balluku. Pushteti i tyre ka qenë thuajse krejtësisht pakufi kurse ata krejtësisht të paaftë për të.
Por ajo që e bën të veçantë rastin e Ergys Agasit është se, ndryshe nga të tjerët, pushteti i tij nuk ishte zyrtar, por tërësisht informal.
Brenda një periudhe të shkurtër, ai arriti të depërtonte dhe, de facto, të kontrollonte plotësisht disa prej institucioneve kryesore të shtetit, përfshirë Policinë e Shtetit, AKSHI-n, Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, Shërbimin Informativ dhe Inspektoratin e Territorit.
Ne jemi përpjekur të gjurmojmë dhe të ndërtojmë trajektoren përmes së cilës shkëlqeu dhe u shua ylli i Ergys Agasit.
Nga oborri i Kokës te “radari” i Ramës
Ndarja politike me Edi Ramën e rreshtoi Bardhyl Agasin dhe djalin e tij në krah të Lefter Kokës. Koka kishte peshë në Durrës dhe konsiderohej një makineri votash për LSI-në e Ilir Metës.
Në zgjedhjet e vitit 2009, LSI-ja mori rreth 10 mijë vota në Durrës, ndërsa në vitin 2013 mori thuajse 12 mijë. Të dyja herët, Koka u zgjodh deputet i LSI-së. Ergys Agasi ishte ndër njerëzit e tij të afërt në këto dy fushata.
Në vitin 2013, Lefter Koka u emërua ministër i Mjedisit dhe e shpërbleu Ergys Agasin me postin e drejtorit të Agjencisë së Mjedisit.
Në këtë post, ai pati rastin të njihej me Edi Ramën, siç duket edhe nga një fotografi e Ramës me drejtuesit më të lartë të Ministrisë së Mjedisit.
Përfshirja politike në Durrës dhe detyra e drejtuesit të Agjencisë së Mjedisit duket se e lidhën atë me disa nga personat e përfolur apo të akuzuar për veprimtari kriminale në Durrës.
Në prill 2017, ai shfaqet në krah të kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, dhe biznesmenit Xhevdet Troplini, gjatë një vizite në kompaninë e vezëve të këtij të fundit.
Troplini, i arrestuar për trafik droge në vitin 2006 dhe i arrestuar sërish, një vit më parë, për llogari të drejtësisë italiane, konsiderohet nga autoritetet italiane si kreu i një organizate të fuqishme kriminale të trafikut të drogës, veprimtaria e së cilës lehtësohej përmes një rrjeti biznesesh të ligjshme.
Ndonëse nuk ka prova për rolin që ka luajtur grupi i Troplinit në zgjedhje, fakti është se LSI-ja, në vitin 2017, dyfishoi rezultatin në Qarkun e Durrësit, duke marrë thuajse 22 mijë vota dhe dy deputetë.
Sërish, Agasi ishte një njeri i rëndësishëm i fushatës së LSI-së në Durrës.
Pas zgjedhjeve, LSI-ja kaloi në opozitë dhe Agasi u largua nga detyra e kryeinspektorit të Mjedisit. Që atëherë, ai është marrë me biznes privat në fushën e tregtisë së duhanit, transportit, teknologjisë së informacionit etj.
Përplasja Dako–Koka — lëkundja e strukturës së pushtetit në Durrës
Ndalimi publik i hyrjes në SHBA për Vangjush Dakon nga qeveria amerikane, në korrik 2019, dhe fillimi i hetimeve kundër tij nga SPAK-u e kufizuan fuqinë politike të Dakos në Durrës dhe dobinë e tij elektorale për kryeministrin dhe PS-në.
Fillimisht, Rama e mori vetë drejtimin politik të qarkut, por shpejt vendosi ta tërhiqte Lefter Kokën drejt PS-së, për të shmangur fuqizimin politik të Kokës dhe të LSI-së pas dobësimit të Dakos, por edhe për të shfrytëzuar infrastrukturën elektorale që Koka dhe LSI-ja kishin ngritur prej vitesh në Durrës.
Gjashtë muaj para zgjedhjeve të vitit 2021, Lefter Koka deklaroi publikisht kalimin te PS-ja. Së bashku me të, në mbështetje të PS-së u rreshtua edhe Ergys Agasi.
PS-ja e fitoi thellë Durrësin në zgjedhjet e vitit 2021, por Lefter Koka u detyrua të dorëzonte mandatin menjëherë dhe më pas u arrestua nga SPAK-u për çështjen e inceneratorëve.
Rrëzimi i Kokës është momenti kur mendohet se Ergys Agasi u afrua më shumë me Edi Ramën, duke marrë një rol më të madh në koordinimin e interesave politike të PS-së në Qarkun e Durrësit.
Arrestimi i Vangjush Dakos në qershor 2023 e bëri praktikisht Agasin njeriun më të rëndësishëm në koordinimin e interesave politike të Edi Ramës në Durrës dhe, në praktikë, drejtuesin politik të PS-së në këtë qark.
Mes botës së krimit dhe autoriteteve të sigurisë
Përtej njohjes me grupin e Troplinëve dhe me figura të tjera të pushtetshme në Durrës, Agasi është akuzuar për marrëdhënie të afërta edhe me grupet e dyshimta të Elbasanit.
Ndonëse nuk ka fakte apo prova, qoftë edhe indirekte, për këtë, me forcimin e lidhjeve të Agasit me Ramën kanë ndodhur disa zhvillime që mund të tregojnë tërthorazi pushtetin që mori gradualisht Agasi mbi strukturat shtetërore.
Në shtator 2022, në krye të Policisë së Shtetit u emërua Muhamet Rrumbullaku. Ky emërim përkon me kohën kur Agasi filloi të kishte akses të zgjeruar në polici.
Dosja e AKSHI-t ka faktuar tashmë lidhjen e Agasit me Ervina Gjatën, e cila u emërua nga Rrumbullaku në krye të Hetimit të Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit.
Në vitin 2024, në krye të Ministrisë së Brendshme erdhi Ervin Hoxha, emërimi i të cilit u përfol nga opozita si promovim i Agasit.
Fakti është se, me propozimin e Hoxhës, në krye të Policisë së Shtetit u zgjodh Ilir Proda, i lidhur me Agasin dhe i akuzuar nga opozita si person i afërt me grupet kriminale të Elbasanit.
Në momentin e arrestimit, Agasi ishte në makinë me Uljan Shpatarakun, zëvendësin e Prodës kur ky drejtonte Policinë e Elbasanit dhe më vonë bashkëpunëtorin e tij të afërt, pasi Proda u vendos në krye të Policisë së Shtetit.
Nga ana tjetër, Agasi është përmendur edhe për lidhjet e ngushta me drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, kosovaren Vlora Hyseni.
Roli i shërbimit shqiptar të inteligjencës, veçanërisht në fushën e krimit, është kyç; prandaj, qasja te Hyseni mendohet se e fuqizoi edhe më tej Agasin përballë grupeve kriminale, por edhe funksionarëve publikë.
Biznesi dhe përfitimet në shkëmbim të mbështetjes politike
“Grupet kriminale marrin tenderë nëpërmjet përfaqësuesve të tyre. Ndërtojnë, pastrojnë paratë e tyre në ndërtim në Shqipëri. Praktikisht shesin drogë në të gjithë Europën dhe pastaj i kalojnë në Shqipëri. Ka, në fakt, një koordinim mes organizatave mafioze. Ata nuk vriten me njëri-tjetrin.
A është Rama i lidhur me këto grupe kriminale? Nuk është vetëm i lidhur, por po të jap emrin e koordinatorit: Ergys Agasi. Është një tip që jeton në Durrës, pranë klanit të Durrësit. Tani është bërë, për llogari të Ramës, koordinator i të gjitha grupeve”, akuzoi nga arratia ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në prill të vitit 2024, për gazetarët e programit hulumtues “Report” në Rai 3.
Ishte hera e parë që emri i Agasit u bë publik dhe, për shumëkënd, u duk një ekzagjerim që një njeri kaq i panjohur për publikun të ishte kaq i fuqishëm.
Por, fatkeqësisht, zhvillimet e mëvonshme dhe, veçanërisht, hetimet e SPAK-ut kanë konfirmuar, të paktën pjesërisht, këtë pohim të rëndë të Ahmetajt.
Dosjet e fundit të SPAK-ut, por edhe ato të prokurorive evropiane, kanë treguar se grupet kriminale shqiptare që trafikojnë drogë kanë shfrytëzuar industrinë e ndërtimit në Shqipëri për pastrimin e parave.
Ergys Agasi mendohet se ka qenë ndërmjetës mes grupeve të caktuara dhe qeverisë për të lehtësuar pastrimin e parave nëpërmjet biznesit, kryesisht në ndërtim.
Të paktën një lidhje e faktuar e konfirmon këtë rol. Orest Sota, i arrestuar nga SPAK-u për trafikim dhe pastrim parash në ndërtim, i pyetur nga prokurorët për marrëdhënien me Agasin, ka deklaruar se zgjodhi ta kishte partner biznesi për shkak të aksesit dhe fuqisë së tij në politikë.
Tregues i kësaj fuqie është ky fakt: kompania Forever Construction e Orest Sotës mori në vitin 2020 leje ndërtimi nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU), i kryesuar nga kryeministri Rama, për një kompleks me lartësi nga 2 deri në 18 kate në bulevardin “Gjergj Fishta”.
Pasi Sota u lidh me Agasin, KKTU-ja e shfuqizoi këtë vendim e dhënë gusht 2023 i miratoi Sotës një leje të re, në të njëjtin truall, por për një kompleks me lartësi nga 18 deri në 56 kate.
Miliona me AKSHI-n, pushtet me Kadastrën dhe IKMT-në
Fitoret e mazhorancës në Durrës, lidhjet e forta në institucionet e sigurisë kombëtare dhe investimet në rritje në industrinë e ndërtimit nuk e plotësojnë panoramën e përfshirjes së Agasit.
Në mars 2023, Agasi themeloi EA Solution, një kompani në fushën e teknologjisë së informacionit.
Në partneritet me biznesmenin e arrestuar Ermal Beqiri dhe kompaninë e tij Soft Solution, ata arritën që, brenda një kohe të shkurtër, të siguronin pothuajse monopolin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) duke përfituar të paktën 50-60 milionë euro në katër vitet e fundit.
Sipas hetimeve të deritanishme të SPAK-ut, brenda dy vjetësh ata arritën jo vetëm të bëheshin përfituesit kryesorë të kontratave të agjencisë, por edhe të paracaktonin dhe të vendosnin fituesit në të gjithë tenderët e AKSHI-t.
Agasi e arriti këtë duke krijuar një lidhje shumë të ngushtë me drejtoreshën e AKSHI-t, e cila, sipas të dhënave të SPAK-ut, e vizitonte Agasin në zyrën private dhe i raportonte për prokurimet e agjencisë.
Po sipas SPAK-ut, Agasi dhe Beqiri përdorën gjithashtu shantazhin dhe dhunën, përfshirë pengmarrjen, për të luftuar konkurrencën në prokurimet e AKSHI-t. SPAK-u po i heton si grup i strukturuar kriminal, së bashku me drejtoreshën e AKSHI-t Karçanaj.
Kontrolli i AKSHI-t dhe i sistemeve të tij digjitale i dha dyshes Agasi–Beqiri akses në bazat e të dhënave dhe sistemet kryesore elektronike të shtetit, përfshirë sistemin e prokurimeve publike, atë të Kadastrës, të Inspektoratit të Territorit etj.
Me këtë akses elektronik dhe duke krijuar marrëdhënie të ngushta me drejtuesit e këtyre institucioneve, Agasi mori një rol të madh ndikues edhe në vendimet për prokurimet publike dhe kontratat shtetërore në përgjithësi.
Rënia
Arratisja disamujore mori fund mesditën e pak ditëve më parë në Durrës. I trembur, me pantallona të shkurtra dhe me shikim të tensionuar, Ergys Agasi ishte shumë larg imazhit të krijuar gjatë shtatë-tetë viteve të fundit.
E arrestuan ata që mendonte se i kishte nën kontroll. E ndaluan në zonën ku mendonte se ishte më i sigurt: në Durrës.
Videot dhe fotografitë, të cilat policia ia serviri medias, duket se kishin për qëllim të krijonin idenë se ky individ nuk mund të ishte krimineli i rrezikshëm që ishte perceptuar nga publiku, duke zbehur kështu idenë e kapjes së shtetit nga Agasi dhe grupet kriminale që ai përfaqësonte.
Pushteti informal ka një avantazh: ngrihet pa u vënë re.
Ka edhe një dobësi: shembet pa paralajmërim dhe pa kosto.
Është kjo që duket se po i ndodh Ergys Agasit.
A e keni vërejtur se si kanë heshtur deputetët dhe funksionarët e "Rilindjes“? Ata mbase as që i shohin protestat e rinisë...
Mjaftojnë qoftë dhe disa prova të vogla, gati gati të papërfillshme, për të kuptuar se platforma Besa, që Edi Rama shp...
Qeveria prej vitesh e ka humbur kontrollin mbi territorin. Kjo bëhet veçanërisht e dukshme në përballjen me zjarret që ç...
Nga Ben Blushi Deklarata e Sekretarit Amerikan Marko Rubio, se shtetet që nuk prodhojnë dot ilace dhe anije nuk do egzistojnë, duhet t&rsq...
Nga Ben Blushi Dy ditët e fundit pashë dy Odise.Atë të Matt Damon që po përmbyt kinematë e botës dhe Odisean e aktorit ...
Nga Silvana Shametaj Ruli Përpara se të diskutojmë për një argument, duhet të përcaktojmë konceptin, na mëson filo...
Nga Lutfi Dervishi BESA është ndoshta përpjekja konceptuale më serioze që ka dalë ndonjëherë nga një qeveri...
Nga Lutfi Dervishi Doli shkresa, iku besa. Por bota rrotullohet. Dhe ja ku u kthye sërish. Ironia është se Besa lindi si institucion në ...
Nga Ermal Mulosmani Në fjalimin e sotëm të zotit Rama, kishte mjaft momente që lanë mbresë te shqiptarët. Disa u mor&...
Tani sorrat dhe korbat e kanaleve sociale, janë turrur me një furi glasash duke bërë llogarira perverse prej manipulatorësh të p...