‘Nuk kam pasur asnjë problem me policinë’/ Hasimja tregon ndalimin në kufi: Shënimet për protestuesit, shqetësuese

Politologu Ermal Hasimja ka rrëfyer në emisionin “Task Force” në SYRI TV, me moderatoren Sonila Meço, ndalimin e tij për verifikim në pikën kufitare, pasi në sistemin e kontrollit ishte shfaqur një sinjalizim për të.
Hasimja tregoi se punonjësja e policisë e kishte shoqëruar te shefi, ku fillimisht u ngrit dyshimi se bëhej fjalë për një person me emër të ngjashëm, ndërsa më pas iu përmend mundësia që shënimi të lidhej me pjesëmarrjen e tij në protesta.
Hasimja theksoi se nuk ka pasur asnjë problem me policinë dhe asnjë masë detyrimi paraqitjeje, ndërsa pjesëmarrjen e tij në protesta e cilësoi si fakt publik. Shqetësimin kryesor, sipas tij, e përbën fakti që pjesëmarrja në protesta mund të regjistrohet në sistemet policore dhe të përdoret si shkak për verifikime apo pengesa në udhëtimin e qytetarëve.
Diskutimi në studio:
Meço: Ermali ka një shënim, në regjistrat e kontrollit dhe menjëherë sapo është shfaqur, është ndezur një flamur i kuq. Solla në kujtesë mos ka pasur ndonjë çështje të hapur me drejtësinë, apo mos ka qenë ndonjë keqkuptim. Ermal, çfarë ka ndodhur realisht?
Hasimja: Zonja që ishte aty, nuk më njohu. Ajo ndaloi në atë moment për të parë në kompjuter diçka, të cilën unë s’kam se si ta di, por pa diçka dhe më tha: ‘Ka diçka në sistem për ju, që duhet ta verifikojmë’. Dhe më shoqëroi te shefi. Të dy ishin shumë të sjellshëm, edhe punonjësja, edhe shefi. Shkuam te zyra e shefit dhe ai u duk pak në siklet, pasi më njohu. Më tha që mund të jetë dikush me emër të ngjashëm, por sistemi është shumë i saktë. Pastaj më tha se mund të jetë sepse keni pasur ndonjë masë për shkak të pjesëmarrjes në protesta. Zgjata nja 2-3 minuta dhe pastaj më uroi ditë të mbarë.
Meço: Ti ke detyrim paraqitje?
Hasimja: Jo, absolutisht jo. S'kam pasur asnjë lloj komunikimi apo problemi me policinë. Kam qenë vazhdimisht në protestë, ky është fakt publik dhe mendoj se shënimi është për këtë arsye. Ajo që më shqetëson është se pse i shënohet dikujt në sistem pjesëmarrja në protestë. Kjo mund të shërbejë si një arsye për ta penguar apo verifikuar dikë. Kam parë në rrjete sociale edhe raste të tjera njerëzish që kanë humbur fluturimin për shkak të këtyre verifikimeve.
Lexo edhe
POLITIKE
178 ditë revoltë në Tiranë/ Qytetarët paralajmërojnë mobilizim kombëtar më 28 nëntor: Nuk ndalemi deri në largimin e Ramës

Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike

Përplasje në Komision, Balla kërcënon Zhupën: Mbledh firma dhe të shkarkoj

Marjana Koçeku reagon pas përjashtimit të Spiropalit nga PS: Mos u mërzit Elisa, tani do të të kërkojnë të dorëzosh mandatin, nëse nuk pr...

PS e përjashtoi nga grupi parlamentar, reagon Elisa Spiropali





