EMRAT/ Abuzimi me 13-vjeçaren shqiptaro-amerikane, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë dhe 49-vjeçari në Fier

Policia e Shtetit ka njoftuar pasditen e sotme se janë vënë në pranga dy shtetas në lidhjen me abuzimin seksual të zbuluar së fundmi me një të mitur me origjinë amerikano-shqiptare. Burime nga blutë bëjnë me dije se shërbimet e DVP Tiranë ndaluan shtetasin Adrian Qerimi, 46 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa shërbimet e DVP Fier ndaluan shtetasin Elton Vrenozi, 49 vjeç, banues në Fier.
Po ashtu bëhet me dije se Gjykata caktoi ndaj të dy shtetasve masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, pasi ndaj tyre rëndojnë akuzat për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Trafikimi i të miturve”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 100 dhe 128/b të Kodit Penal.
“DVP Shkodër. Ndalohen, në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe DVP Fier, dy shtetas të dyshuar për trafikim të të miturve dhe abuzim seksual.
Pas kallëzimit të familjarëve se një 13-vjeçare ishte larguar nga banesa, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Shkodër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër nisën kërkimet për gjetjen e saj. Kërkimet u zhvilluan në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe DVP Fier, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës dhe me asistencën e strukturave të sigurisë së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pas disa ditësh kërkimesh, e mitura u gjet në Tiranë.
Në kuadër të hetimeve për këtë rast, shërbimet e DVP Tiranë ndaluan shtetasin A. Q., 46 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa shërbimet e DVP Fier ndaluan shtetasin E. V., 49 vjeç, banues në Fier.
Gjykata caktoi ndaj të dy shtetasve masën e sigurimit personal “Arrest në burg”. Ata dyshohen për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Trafikimi i të miturve”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 100 dhe 128/b të Kodit Penal.
Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë”, njofton Policia.
Lexo edhe
AKTUALITET
“Pyttt të q**sha robt”: Motoristi acaron shqiptarin me furgon, të shara e kërcënime në rrugë

Protesta/ Policia shtyn qytetarët, nuk i lejon në bulevard

Nga hotelet dhe klubet e natës te minierat e kromit, më 26 nëntor vendoset fati i aseteve të Orges Jahelezit

U zhdukën 3.6 mld lekë nga posta, çifti ‘Metaj’ akuzon çiftin 'Budini'. Të dyja palët ballafaqim në SPAK

Kapen 7 ton drogë, çmontohet plantacioni gjigant i shqiptarëve në mes të pyllit në Spanjë





