“Pyttt të q**sha robt”: Motoristi acaron shqiptarin me furgon, të shara e kërcënime në rrugë

Një konflikt i ashpër në rrugët e Italisë ka përfshirë drejtuesin shqiptar të një furgoni dhe një motorist, pas një mosmarrëveshjeje për përparësinë në qarkullim.
Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, gjithçka nisi kur motoristi pretendoi se furgoni i preu rrugën. Debati mes dy drejtuesve të mjeteve është përshkallëzuar në rrugë duke kaluar në fyerje dhe kërcënime.
Në një moment, drejtuesi i furgonit shfaqet duke mbajtur në dorë një mjet të gjatë pune, që duket si një livelë matëse, ndërsa përplasja verbale vazhdon mes dy palëve.
Situata bëhet edhe më e tensionuar, por ndërhyrja dhe prania e kalimtarëve pranë vendngjarjes duket se kanë ndihmuar në parandalimin e një përshkallëzimi të mëtejshëm.
Pamjet janë filmuar nga kamera e motoristit, ndaj rrethanat e plota të konfliktit dhe pretendimet e të dyja palëve mbeten të paverifikuara në mënyrë të pavarur.
Lexo edhe
AKTUALITET
Protesta/ Policia shtyn qytetarët, nuk i lejon në bulevard

Nga hotelet dhe klubet e natës te minierat e kromit, më 26 nëntor vendoset fati i aseteve të Orges Jahelezit

U zhdukën 3.6 mld lekë nga posta, çifti ‘Metaj’ akuzon çiftin 'Budini'. Të dyja palët ballafaqim në SPAK

Kapen 7 ton drogë, çmontohet plantacioni gjigant i shqiptarëve në mes të pyllit në Spanjë

Fier/ 15-vjeçari godet me thikë punonjësin e fast food-it për radhën

Eksplozivi ndaj lokalit në Athinë, zbulohet emri i pronarit shqiptar. Tre herë pre e sulmeve

"Më çuan tek shefi"/ Qytetarit i ndalohet dalja jashtë vendit pse mori pjesë në protestë. Ndalohet dhe Ermal Hasimja

Pogradeci në errësirë totale, OSHEE njofton banorët për avarinë në nënstacionin elektrik





