EMRI/ U arratis me pranga nga varrimi i të vëllait, ekstradohet shqiptari

Një i burgosur, i cili u arratis nga autoritetet gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij, është akuzuar pas arrestimit në rajonin Far North Queensland, javën e kaluar.
Orijol Rukaj, 47 vjeç, kishte marrë pjesë në funeralin e vëllait të tij më 25 prill, në varrezat Keilor, në Melburn, ku kishte ndihmuar edhe në mbajtjen e arkivolit.
Pavarësisht se ishte i prangosur, ai arriti t'u shpëtonte dy efektivëve të Shërbimit Korrektues të Viktorias dhe qëndroi në arrati për shtatë muaj, deri në momentin kur u kap të premten në Bamaga.
Rukaj doli dje para Gjykatës së Magjistraturës në Cairns, ku u miratua kërkesa për ekstradimin e tij drejt Melburnit. Ai është akuzuar për arratisje nga paraburgimi policor.
Sipas raportimeve, Rukaj kishte lidhje me grupe të krimit të organizuar shqiptar dhe nuk ishte parë më që prej arratisjes së tij.
Policia dyshon se pas arratisjes, ai është marrë nga zona e varrezave me një automjet Toyota LandCruiser në ngjyrë të errët.
Pas ngjarjes, autoritetet zhvilluan kontrolle në 20 adresa në Melburn, ku morën në pyetje persona të afërt dhe familjarë të të arratisurit. /PiranjatNews/
Lexo edhe
AKTUALITET
Gjykata e Apelit shpall të pafajshëm Armando Ndrecën, vëllain e ish-deputetit socialist Eduard Ndreca

“Shqiptarët më kanë motivuar”, Vishkulli kthehet nga Italia në Tiranë: S’jam penduar që mora pjesë në protestë

Ortak në firmën e ilaçeve me ish-deputetin e PS Artan Gaçi, sekuestrohen aksionet e Ilir Shehut

Alarm për ndotjen në Laprakë/ Banorët denoncojnë tymin që del nga oxhaku i fabrikës “Edil Centro”

EMRI/ Shoferja përplas për vdekje shqiptarin që po punonte në kantierin e autostradës





