Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbledhjen e të martës ka miratuar çmimet e reja për karburantet

Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbledhjen e të martës ka miratuar çmimet e reja për karburantet.
Bordi vendosi që çmimi i shitjes me pakicë i naftës të jetë jo më shumë se 207 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 195 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 164 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 152 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 70 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 58 lekë/litër për automjetet.
Gjithashtu, çmimi i gazoilit për aktivitetin e peshkimit do të jetë 112 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 ora 17:30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Lexo edhe
AKTUALITET
“Gogu më kërcënoi me porosinë e Ramës”/ Ndreca: Veliaj tha të vërtetën! Kryeministri hesht dhe nuk pranon komision hetimor! Përgjegjësia…...

Hodhën vezë drejt makinës së Ramës, Gjykata shpall të paligjshëm arrestimin e dy protestuesve

Hakoi dhe publikoi pamjet e “GTA 6”, 21-vjeçari shqiptar pranon fajësinë

Incidenti me eskortën e Ramës në Manzë, dy protestuesit e arrestuar dalin para Gjykatës së Durrësit

Aksident tragjik në Serbi, rrëzohet avioni luftarak, humb jetën piloti





