Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Shqiptarët më kanë motivuar”, Vishkulli kthehet nga Italia në Tiranë: S’jam penduar që mora pjesë në prote... Alarm për ndotjen në Laprakë/ Banorët denoncojnë tymin që del nga oxhaku i fabrikës “Edil Centro” EMRI/ Shoferja përplas për vdekje shqiptarin që po punonte në kantierin e autostradës Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve Mandati/ Bylykbashi: Kush vjedh, s’e gëzon dot - Duhet ta humbasë jo vetëm deputeti, por edhe partia përkat... 28 Nëntor/ Ftesa e Berishës: Të nderojmë flamurin kombëtar me protestën më të fuqishme që ka parë vendi... Hodhën vezë drejt makinës së Ramës, Gjykata shpall të paligjshëm arrestimin e dy protestuesve “Rama përdor patronazhistët si kamzhik ndaj qytetarëve dhe bizneseve”/ Bylykbashi: Kontrollet selektive dhe... Këlliçi: Sa më shumë prova e pasuri të fshehura, aq më shumë shijon lirinë Balluku! “Sfida ndaj drejtësisë së re, dëm i pa riparueshëm”/ Këlliçi: Balluku sillet sikur ka fituar trofe! Sa më s... “Gogu më kërcënoi me porosinë e Ramës”/ Ndreca: Veliaj tha të vërtetën. Pse hesht kryeministri?! “Buxhet i narkoshtetit”/ Berisha: Paketa e Ramës shkel Kushtetutën dhe ndëshkon qytetarët
AKTUALITET

“Shqiptarët më kanë motivuar”, Vishkulli kthehet nga Italia në Tiranë: S’jam penduar që mora pjesë në protestë

P
Piranjat17 November 2026, 17:29 · 2 min lexim
“Shqiptarët më kanë motivuar”, Vishkulli kthehet nga

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i dëmtuar në sy gjatë protestave të dhunshme në Tiranë, është kthyer në kryeqytet pas tre javësh qëndrimi në Itali, ku iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale.

Ai ka folur për gjendjen e tij shëndetësore dhe ecurinë e rikuperimit, duke theksuar se, pavarësisht sinjaleve pozitive, ende nuk ka siguri për shikimin.

“Për momentin fjalët janë të mira për syrin, por siguri nuk kemi. Presim ndërhyrjet edhe, shpresoj të bëhet më e mira. Kontrolli i fundit për syrin më dha shpresë, sepse ndieja dritë. Operacioni i radhës, që është kryesori, aty besoj do të shoh shenjat e para. Më 17 dhjetor kam kontrollin”, u shpreh Vishkulli.

Ai tregoi se pjesa e mbetur në sy ishte hequr që gjatë operacionit të parë në Itali, ndërsa e cilësoi këtë periudhë si të vështirë për të. Megjithatë, 28-vjeçari tha se mbështetja e miqve dhe qytetarëve i ka dhënë forcë për të përballuar situatën.

“Sa të kem shqiptarët, është motivi më i madh. Kam pasur këdo, miq, shokë, shqiptarë që kanë ardhur të më takojnë, mesazhe pa fund, telefonata, që më kanë dhënë motivim të madh”, tha ai.

I pyetur për ditën kur u dëmtua, Vishkulli u shpreh se nuk dëshiron ta kujtojë atë moment, ndërsa theksoi se nuk është penduar për pjesëmarrjen në protestë. “S’dua ta kujtoj atë ditë. Asnjë pendesë që mora pjesë”, përfundoi ai për a2cnn.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.