Tensione në protestë! Policia shtyn qytetarët te Kryeministria. Efektivët shoqërojnë disa zonja, ndërhyjnë qytetarët
Tensione janë shënuar gjatë protestës së 171-të kombëtare, e zhvilluar ditën e sotme përpara Kryeministrisë, ku policia ka ndërhyrë duke shtyrë protestuesit dhe duke mos lejuar që tubimi të zhvendoset në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Protestuesit kanë kërkuar të vijojnë tubimin në bulevard, por janë përballur me kundërshtimin e forcave të policisë. Situata është tensionuar […]

Tensione janë shënuar gjatë protestës së 171-të kombëtare, e zhvilluar ditën e sotme përpara Kryeministrisë, ku policia ka ndërhyrë duke shtyrë protestuesit dhe duke mos lejuar që tubimi të zhvendoset në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Protestuesit kanë kërkuar të vijojnë tubimin në bulevard, por janë përballur me kundërshtimin e forcave të policisë. Situata është tensionuar edhe gjatë shoqërimit të disa grave, moment kur një grup qytetarësh ka ndërhyrë në mbrojtje të tyre, duke kundërshtuar veprimet e policisë. Në kor, protestuesit kanë brohoritur “Poshtë diktatura”.
Për shkak të rezistencës së qytetarëve, gratë nuk janë shoqëruar, ndërsa disa vajza janë marrë nga policia dhe janë shoqëruar në komisariat.
Tensionet janë krijuar pavarësisht se protesta po zhvillohej në mënyrë të qetë. Ai thekson se e drejta për të protestuar është e garantuar nga Kushtetuta dhe se qytetarët kanë të drejtë të ushtrojnë këtë të drejtë.
Lexo edhe
POLITIKEBerisha: Përballë çdo rreziku ekzistencial ka vetëm një mesazh, bashkimi! Edhe Çërçilli u bashkua me Stalinin

“Rama sot, në ditën më të keqe”, Shehi: Ditën që ikën ky kryeministër, Shqipëria merr menjëherë sinjale se është shumë pranë BE-së...

Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama fton japonezët të investojnë: Kam folur dhe me Albin Kurtin

Berisha: Droga është fuqia e të keqes, ajo ka rritur çmimet dhe ka shkatërruar prodhimin në vend
Berisha: Droga është fuqia e të keqes, ajo ka rritur çmimet dhe ka shkatërruar prodhimin në vend

Berisha: Mesazhi më i rëndësishëm i uraganit popullor në shesh ishte bashkimi kundër këtij regjimi
Mjekësia e ortakërive/ Monopol në vend të fondeve, Spahiu konfirmon publikisht privatizimin e tenderave të shëndetësisë

Ndreca: Rama nuk mund t’i kërkojë llogari partisë për emërimet që vendos vetë





