Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Mandati/ Bylykbashi: Kush vjedh, s’e gëzon dot - Duhet ta humbasë jo vetëm deputeti, por edhe partia përkat... 28 Nëntor/ Ftesa e Berishës: Të nderojmë flamurin kombëtar me protestën më të fuqishme që ka parë vendi... Hodhën vezë drejt makinës së Ramës, Gjykata shpall të paligjshëm arrestimin e dy protestuesve “Rama përdor patronazhistët si kamzhik ndaj qytetarëve dhe bizneseve”/ Bylykbashi: Kontrollet selektive dhe... Këlliçi: Sa më shumë prova e pasuri të fshehura, aq më shumë shijon lirinë Balluku! “Sfida ndaj drejtësisë së re, dëm i pa riparueshëm”/ Këlliçi: Balluku sillet sikur ka fituar trofe! Sa më s... “Gogu më kërcënoi me porosinë e Ramës”/ Ndreca: Veliaj tha të vërtetën. Pse hesht kryeministri?! “Buxhet i narkoshtetit”/ Berisha: Paketa e Ramës shkel Kushtetutën dhe ndëshkon qytetarët Prokuroria e Tiranës sekuestron 29 pasuri, mes tyre edhe 4 kompani farmaceutike Juventusi përgatit ofertën e majme për Taylor, Lazio vendos të mos shesë në janar Kosova kthen në kufi 27 tonë misër me aflatoksinë nga Serbia “Shtyni seancën, duhet të operohem”/ Ols Dado për kërkesën e Veliaj: Gjenda s’është emergjente! S’ të ndalo...
POLITIKE

Mandati/ Bylykbashi: Kush vjedh, s’e gëzon dot - Duhet ta humbasë jo vetëm deputeti, por edhe partia përkatëse

Është zhvilluar gjatë ditës së sotme mbledhja e  Komisionit për Reformën Zgjedhore, ku bashkëkryetari demokrat Oerd Bylykbashi ka paraqitur qëndrimin e opozitës për ndryshimet në...

P
Piranjat17 November 2026, 14:32 · 2 min lexim
Mandati/ Bylykbashi: Kush vjedh, s’e gëzon dot - Duhet ta

Është zhvilluar gjatë ditës së sotme mbledhja e  Komisionit për Reformën Zgjedhore, ku bashkëkryetari demokrat Oerd Bylykbashi ka paraqitur qëndrimin e opozitës për ndryshimet në legjislacionin zgjedhor.

Ai kundërshtoi propozimet që i cilësoi si “copëza legjislacioni”, duke theksuar se opozita kërkon një paketë të plotë, me rregulla të qarta dhe sanksione konkrete për shkeljet gjatë zgjedhjeve.

Bylykbashi tha se duhet të përcaktohet qartë se çfarë nuk duhet të bëjë shteti gjatë procesit zgjedhor dhe të vendoset përgjegjësi për çdo shkelje. Sipas tij, sanksionet duhet të jenë të qarta dhe të ndjeshme, duke nisur nga masat administrative e financiare deri te ato penale.

“Propozimi ynë do të jetë edhe për sanksione penale të shkruara qartë, që prokuroria të mos ketë justifikim për paqartësi. Sot nuk ka njeri në burg për ato që janë shkelje ligji, pavlefshmëri zgjedhjesh”, u shpreh Bylykbashi.

Ai theksoi se, sipas propozimit të opozitës, në rastet kur një mandat deputeti është fituar përmes përdorimit të burimeve shtetërore, ai duhet të humbasë jo vetëm deputeti, por edhe partia përkatëse.

“Kush merr mandat në përdorim të burimeve shtetërore, humbet mandatin ai që vjedh dhe partia. Ai që vjedh nuk e mban dot gjënë e vjedhur. Jeni mësuar të bëni metra kub me para të vjedhura, bëni burgun dhe pastaj shfrytëzoni paratë. Nuk funksionon kështu”, deklaroi demokrati.

Në përfundim, Bylykbashi bëri të ditur se opozita do të paraqesë një paketë të plotë nenesh, të ndërtuar mbi një koncept të qartë për parandalimin dhe ndëshkimin e shkeljeve zgjedhore.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.