Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
28 Nëntor/ Ftesa e Berishës: Të nderojmë flamurin kombëtar me protestën më të fuqishme që ka parë vendi... Hodhën vezë drejt makinës së Ramës, Gjykata shpall të paligjshëm arrestimin e dy protestuesve “Rama përdor patronazhistët si kamzhik ndaj qytetarëve dhe bizneseve”/ Bylykbashi: Kontrollet selektive dhe... Këlliçi: Sa më shumë prova e pasuri të fshehura, aq më shumë shijon lirinë Balluku! “Sfida ndaj drejtësisë së re, dëm i pa riparueshëm”/ Këlliçi: Balluku sillet sikur ka fituar trofe! Sa më s... “Gogu më kërcënoi me porosinë e Ramës”/ Ndreca: Veliaj tha të vërtetën. Pse hesht kryeministri?! “Buxhet i narkoshtetit”/ Berisha: Paketa e Ramës shkel Kushtetutën dhe ndëshkon qytetarët Prokuroria e Tiranës sekuestron 29 pasuri, mes tyre edhe 4 kompani farmaceutike Juventusi përgatit ofertën e majme për Taylor, Lazio vendos të mos shesë në janar Kosova kthen në kufi 27 tonë misër me aflatoksinë nga Serbia “Shtyni seancën, duhet të operohem”/ Ols Dado për kërkesën e Veliaj: Gjenda s’është emergjente! S’ të ndalo... Qeveria shpërfill kërkesat e Brukselit, refuzon shfuqizimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura
POLITIKE

28 Nëntor/ Ftesa e Berishës: Të nderojmë flamurin kombëtar me protestën më të fuqishme që ka parë vendi

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka bërë thirrje për një protestë masive më 28 Nëntor, duke e cilësuar atë si një akt nderimi për flamurin kombëtar dhe sakrificën e të...

P
Piranjat17 November 2026, 14:11 · 3 min lexim
28 Nëntor/ Ftesa e Berishës: Të nderojmë flamurin

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka bërë thirrje për një protestë masive më 28 Nëntor, duke e cilësuar atë si një akt nderimi për flamurin kombëtar dhe sakrificën e të rënëve për Shqipërinë.

Gjatë mbledhjes me Grupin Parlamentar të PD-së në selinë blu, Berisha u kërkoi qytetarëve dhe bizneseve nga mbarë vendi të dalin në rrugë dhe sheshe për atë që e cilësoi si protestën më të fuqishme kundër regjimit të Edi Ramës.

Sipas tij, 28 Nëntori duhet të shndërrohet në një ditë përkushtimi ndaj flamurit, lirisë dhe së ardhmes së Shqipërisë.

Berisha: Është një motiv i madh për qytetarët të derdhen në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë me datën 28 Nëntor.

Nuk ka nder më të madh për flamurin kombëtar të këtij vendi se sa një protestë e fuqishme e paparë ndonjëherë nga shqiptarët ndaj këtij regjimi, ndaj këtij Padrinoje.

Duhet të nderojmë flamurin, duhet të nderohen me 28 Nëntor të rënët e kombit të të gjitha kohërave, sakrifica e tyre.

Ndaj dhe ftoj të gjitha bizneset nga mbarë vendi të shndërrojmë 28 Nëntorin në ditën e nderimit më të madh të flamurit tonë.

Me një regjim si ky, pasiguria totale i pret shqiptarët.

Urdhëro ç'bën. Kur ky me aktet që janë, si të thuash, të sanksionuara në të gjitha ligjet, procedura e tij vepron në këtë mënyrë, imagjinoni.

Por ka dhe një motiv të madh, përveç kësaj, barbaria që ai tregoi ndaj studentëve nuk i falet kurrë.

Ato këmbë të thyera, ato krahë, ato kafka të çara, janë plagë për çdo shqiptar, sepse ato kanë qenë akte barbare, të një njeriu për karrigen e tij që ka pasur motiv vetëm urrejtjen ndaj rinisë shqiptare, ndaj të ardhmes së këtij vendi.

Edhe ky është një motiv madhor.

28 Nëntori, dita e përkushtimit tonë ndaj flamurit, himnit të tij dhe të ardhmes të Shqipërisë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.