Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Si po e ndryshon krimi i organizuar shqiptar trafikun e kokainës në Amerikën Latine Emanuela humbi jetën duke shkuar në festë, e ëma kërkon mes lotësh nipërit e plagosur Një izraelit problematik dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion pas monopolit të IT-së në Tiranë?... “Dorëheqja nuk negociohet!”/ Qytetarët 177 ditë protestë para Kryeministrisë, refuzojnë dialogun me Ramën... Aksident në aksin Fier-Levan, motori del nga rruga, plagoset drejtuesi Aksident në afërsi të Morinës, një kamion del nga rruga Shqipëria me pabarazi më të ulët në të ardhura sesa disa nga vendet e zhvilluara evropiane Atentati në Fier ndaj Selami Hasanit, gjenden dy armë tek makina e djegur e autorëve Atentati mafioz ndaj "Sel Çamit", policia ushtron kontrolle në shtëpinë "Ben Qimes" Vdekja e Giorgos Mazonakis në klinikën private, dalin rezultatet e toksikologjisë, pritet ekspertiza përfun... Greva paralizon Belgjikën, anulohen qindra fluturime dhe ndërpritet transporti publik Rrëfim tronditës, Tyson Fury zbulon se vuan nga skizofrenia
AKTUALITET

EMRI/ U kap me 100 gramë kokainë në makinë, gjykata vendos për 23-vjeçarin shqiptar 

P
Piranjat23 November 2026, 21:46 · 1 min lexim
EMRI/ U kap me 100 gramë kokainë në makinë, gjykata vendos

Një 23-vjeçar shqiptar do të qëndrojë në burg pasi u kap me rreth 100 gramë kokainë në makinën e tij në Macerata të Italisë. Vendimi u mor nga gjyqtarja e hetimeve paraprake, Francesca Preziosi, e Gjykatës së Maceratës, gjatë seancës për vleftësimin e arrestit.

Gjergji Mile u arrestua nga policia të premten pasdite, gjatë një kontrolli në zonën e Sforzacosta. I riu ndodhej i vetëm në automjet, por efektivët e Njësisë së Operacioneve Lëvizëse vendosën të kryenin një kontroll më të imtësishëm.

Gjatë kontrollit, në automjet u gjet një qese plastike me 177 doza kokaine, të paketuara në mbështjellës celofani të mbyllur hermetikisht. Sasia totale e lëndës narkotike ishte rreth 100 gramë.

23-vjeçarit iu sekuestruan gjithashtu disa telefona celularë dhe rreth 1 mijë euro, të ndara në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme.

Gjatë seancës gjyqësore, i riu, i mbrojtur nga avokati Maurizio Cacaci, zgjodhi të mos u përgjigjej pyetjeve.

Gjyqtarja vleftësoi arrestimin dhe caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”. Pas arrestimit, me urdhër të prokurorit zëvendësues Vincenzo Gramuglia, 23-vjeçari u dërgua në burgun e Montacutos. /PiranjatNews/

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.