Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Si po e ndryshon krimi i organizuar shqiptar trafikun e kokainës në Amerikën Latine Emanuela humbi jetën duke shkuar në festë, e ëma kërkon mes lotësh nipërit e plagosur Një izraelit problematik dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion pas monopolit të IT-s në Tiranë? “Dorëheqja nuk negociohet!”/ Qytetarët 177 ditë protestë para Kryeministrisë, refuzojnë dialogun me Ramën... Aksident në aksin Fier-Levan, motori del nga rruga, plagoset drejtuesi Aksident në afërsi të Morinës, një kamion del nga rruga Shqipëria me pabarazi më të ulët në të ardhura sesa disa nga vendet e zhvilluara evropiane Atentati në Fier ndaj Selami Hasanit, gjenden dy armë tek makina e djegur e autorëve Atentati mafioz ndaj "Sel Çamit", policia ushtron kontrolle në shtëpinë "Ben Qimes" Vdekja e Giorgos Mazonakis në klinikën private, dalin rezultatet e toksikologjisë, pritet ekspertiza përfun... Greva paralizon Belgjikën, anulohen qindra fluturime dhe ndërpritet transporti publik Rrëfim tronditës, Tyson Fury zbulon se vuan nga skizofrenia
AKTUALITET

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

P
Piranjat23 November 2026, 21:15 · 1 min lexim
Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në

QAFË- THORE- Reshjet e dëborës kanë nisur edhe në Qafë-Thore, pas rënies së ndjeshme të temperaturave gjatë mbrëmjes së kësaj të hëne. Sipas informacioneve paraprake, aktualisht situata në këtë zonë paraqitet e qetë dhe qarkullimi i automjeteve vijon pa probleme, ndërsa rrugët mbeten të kalueshme.

Ndërkohë, në terren janë vendosur borëpastrueset, të cilat po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shmangien e vështirësive në qarkullimin e automjeteve, në rast se reshjet e dëborës do të intensifikohen. Reshjet e para të dëborës janë regjistruar edhe në zona të tjera malore të vendit, përfshirë juglindjen, ku temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme.

Nga ana tjetër, moti i paqëndrueshëm ka sjellë probleme edhe në disa qytete të vendit, ku reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të rrugëve. Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në akset malore, ku temperaturat e ulëta mund të krijojnë vështirësi në qarkullim.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.