Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd... Tritoli në lokalin e Noizyt/ Babai i këngëtarit në GJKKO: Na provokuan një ditë para shpërthimit Sondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të Tr... SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027... Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit/ Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang pol... Babai i Noizy-t në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut
AKTUALITET

EMRI/ Vrau shqiptarin në Itali, prokuroria kërkon 24 vite burg për autorin

P
Piranjat10 November 2026, 15:47 · 2 min lexim
EMRI/ Vrau shqiptarin në Itali, prokuroria kërkon 24 vite burg

Prokuroria italiane ka kërkuar 24 vite burg për 45-vjeçarin Moreno Violetto, i akuzuar për vrasjen e 58-vjeçarit shqiptar Fatos Cenaj. Sipas mediave italiane, Violetto akuzohet për vrasje me dashje, të kryer me paramendim dhe për motive të dobëta.

Megjithatë, prokuroria ka marrë në konsideratë edhe rrethanat lehtësuese, përfshirë pranimin e pjesshëm të autorësisë nga i pandehuri.

Sipas dosjes hetimore, krimi ndodhi më 8 qershor 2025, kur Fatos Cenaj po lëvizte me biçikletë në një rrugë të zonës së Fontanivës. Ai u qëllua me armë zjarri në kokë, nga një distancë e afërt, dhe ndërroi jetë pas disa ditësh në spital.

Violetto ishte fqinj me viktimën dhe, sipas hetimeve, mes tyre kishte pasur konflikte të vazhdueshme për çështje të fqinjësisë. Prokurorja ka argumentuar se vrasja nuk ishte thjesht rezultat i një konflikti personal, por lidhej me një armiqësi më të gjerë të 45-vjeçarit ndaj fqinjëve të tij.

Pas ngjarjes, i akuzuari dyshohet se tentoi të krijonte një alibi të rreme, duke ndërhyrë në oraret e regjistruara nga kamerat e sigurisë në banesën e tij. Megjithatë, kamerat e tjera të zonës e filmuan atë duke lëvizur me biçikletë në të njëjtën rrugë ku kishte kaluar Cenaj.

Në seancën e parë gjyqësore, më 30 shtator 2026, Moreno Violetto pranoi autorësinë e vrasjes dhe kërkoi falje për krimin. Ai dorëzoi gjithashtu një çek prej 5 mijë eurosh për familjarët e viktimës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.