Falja tatimore drejt fundit! Deri më 30 nëntor, bizneset duhet të dorëzojnë aktin e heqjes dorë nga ankimi
Bizneset që kundërshtojnë detyrimet tatimore në rrugë administrative ose gjyqësore kanë afat deri më 30 nëntor për të dorëzuar aktin e heqjes dorë, nëse duan të përfitojnë nga falja me kusht

Bizneset që kundërshtojnë detyrimet tatimore në rrugë administrative ose gjyqësore kanë afat deri më 30 nëntor për të dorëzuar aktin e heqjes dorë, nëse duan të përfitojnë nga falja me kusht. Administrata Tatimore kujton se kërkesa duhet të paraqitet përpara pagesës së detyrimit principal.
Afati për të përfituar nga falja me kusht po përfundon për bizneset që kanë detyrime tatimore në proces ankimi. Deri më 30 nëntor, ato duhet të paraqesin pranë drejtorisë rajonale tatimore përkatëse aktin e heqjes dorë nga kundërshtimi administrativ ose gjyqësor.
Administrata Tatimore u ka rikujtuar subjekteve se ky është kusht për të përfituar nga masat lehtësuese të ligjit. Kërkesa duhet të jetë zyrtare dhe të dorëzohet përpara pagesës së principalit, pra shumës bazë të detyrimit, pa gjobat dhe kamatëvonesat.
Procedura përfshin tatimpaguesit që kanë paraqitur ankim administrativ, padi në gjykatë, ankim ndaj një vendimi apo rekurs. Për të përfituar nga ligji, ata duhet të heqin dorë nga këto procese sipas përcaktimeve ligjore dhe ta dokumentojnë këtë pranë administratës tatimore.
Dorëzimi i kërkesave nisi më 10 qershor dhe mbyllet më 30 nëntor. Ky afat lidhet me paraqitjen e aktit të heqjes dorë nga ankimi.
Ligji numër 86 i vitit 2025, që nisi të zbatohet gjatë këtij viti, parashikon fshirjen ose shuarjen e një pjese të borxheve tatimore, gjobave dhe kamatëvonesave. Kushtet ndryshojnë sipas periudhës kur janë krijuar detyrimet.
Për ato të krijuara deri më 31 dhjetor 2014, parashikohet fshirja e plotë, bashkë me gjobat dhe kamatëvonesat. Përjashtim bëjnë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, për të cilat shuma bazë mbetet për t’u paguar.
Sipas të dhënave të Administratës Tatimore për fazën e parë të zbatimit, nga procesi kanë përfituar mbi 22 mijë tatimpagues, me rreth 60 milionë euro detyrime të fshira ose të shuara.
Nisma synon të ulë stokun e vjetër të borxhit tatimor, të lehtësojë detyrimet e akumuluara dhe të nxisë pagesat nga subjektet përfituese.
Lexo edhe
AKTUALITET
Dyshohet se u futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Kate Middleton, dy ‘skifterë’ shqiptarë në pranga në Angli...

Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?

Mjegull e ngrica në rrugë, vështirësohet lëvizja në aksin Bulqizë-Peshkopi

Merr flakë makina në Vlorë/ Zjarri nisi nga një kosh mbeturinash, më pas…

Bënë namin me grabitje në banesa në Spanjë, tre shqiptarët përfundojnë në burg





