Flakët përfshijnë pronën luksoze të Will Smith, zjarr në një nga ndërtesat e rezidencës 42 milionë dollarëshe

Një zjarr ka përfshirë një nga ndërtesat në pronën luksoze të aktorit hollivudian Will Smith dhe bashkëshortes së tij, Jada Pinkett Smith, në Calabasas të Kalifornisë. Rezidenca, vlera e së cilës raportohet të jetë rreth 42 milionë dollarë, u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të së hënës, më 23 nëntor.
Sipas autoriteteve, alarmi u dha rreth mesnatës, pasi shërbimi i sigurisë në pronë konstatoi se një ndërtesë e vogël, e përdorur për mirëmbajtje, ishte përfshirë nga zjarri. Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe ekipet zjarrfikëse, të cilat arritën të vinin flakët nën kontroll. Pamjet e publikuara nga mediat amerikane tregojnë automjetet e emergjencës që hyjnë në pronën e aktorit, ndërsa tymi ngrihet mbi ndërtesën e përfshirë nga flakët.
Fatmirësisht, incidenti nuk shkaktoi të lënduar dhe zjarri nuk u përhap në ndërtesat e tjera të pronës. Sipas deklaratës së autoriteteve, shkaku i tij dyshohet të ketë qenë aksidental. Ndërtesa kryesore e rezidencës nuk pësoi dëmtime.
Prona e çiftit shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 150 hektarësh dhe përfshin një rezidencë me gjashtë dhoma gjumi dhe 13 banjo. Will Smith dhe Jada Pinkett Smith e blenë tokën në vitin 2003, ndërsa ndërtimi i shtëpisë përfundoi në vitin 2010. Një vit më pas, ata e nxorën në shitje për 42 milionë dollarë, por më vonë hoqën dorë nga shitja. Ky nuk është rasti i parë kur prona përballet me një zjarr. Në shtator të vitit 2021, flakët shpërthyen në bodrumin e banesës, duke shkaktuar dëme nga tymi dhe duke kërkuar ndërhyrje për rinovimin e saj. Edhe në janar të vitit 2025, familja u detyrua të largohej përkohësisht për shkak të zjarreve masive që përfshinë zonën e Los Anxhelosit.
Ndërkohë, incidenti i fundit ka rikthyer vëmendjen te rezidenca e çiftit, e cila është një prej pronave më të njohura luksoze të personazheve të Hollywood-it.
Will Smith and Jada Pinkett Smith: Blaze erupts at actors' $42 million estate. ?: Backgrid https://t.co/2iLd1n5VsT
— TMZ (@TMZ) November 23, 2026
Lexo edhe
BOTA
Bllokada amerikane rëndon Iranin, 1,200 kamionë të bllokuar në një radhë 42 kilometra të gjatë

Brukseli, goditje të rëndë Serbisë/ Beogradi gjithmonë e më larg BE-së

Zelensky: Na duhen 125 miliardë dollarë vitin e ardhshëm për të mbijetuar

Inteligjenca artificiale po bëhet e pakontrollueshme? Studiuesit japin alarmin

VIDEO/ Kinezët i bëjnë një "rreng" kryeministres japoneze





