Francezët rikthehen sërish në rrugë! Deri në 700,000 protestues në marshime, angazhohen 70 mijë forca policore
Franca po përballet me një valë të re protestash masive këtë të enjte, më 5 nëntor, ku autoritetet presin pjesëmarrjen e 500 mijë deri në 700 mijë qytetarëve në demonstrata në mbarë vendin. Sipas BBC-së, janë planifikuar më shumë se 250 protesta dhe marshime, ndërsa disa prej tyre kanë nisur që në orët e para […]

Franca po përballet me një valë të re protestash masive këtë të enjte, më 5 nëntor, ku autoritetet presin pjesëmarrjen e 500 mijë deri në 700 mijë qytetarëve në demonstrata në mbarë vendin.
Sipas BBC-së, janë planifikuar më shumë se 250 protesta dhe marshime, ndërsa disa prej tyre kanë nisur që në orët e para të ditës. Në Paris pritet të marrin pjesë dhjetëra mijëra protestues.
Për të garantuar rendin dhe sigurinë, Ministria e Brendshme franceze ka angazhuar rreth 70 mijë policë dhe xhandarë në zonat ku janë paralajmëruar tubimet.
Ministri i Brendshëm, Laurent Nunez, ka paralajmëruar se autoritetet do të mbajnë një qëndrim të ashpër ndaj çdo akti dhune, duke deklaruar se reagimi i policisë do të jetë “i pamëshirshëm” në rast incidentesh.
??? France ERUPTS: student protests SPREAD to major cities as blockades and clashes BEGIN.
Roads are being blocked, and the first confrontations with police are already breaking out. https://t.co/JjCMer1KEl
— Global Dissident (@GlobalDiss) November 5, 2026
Protestat organizohen nga pesë sindikata të sektorit publik dhe privat. Ndër kërkesat kryesore të demonstruesve janë rritja e pagave për përballimin e kostos së jetesës, mbrojtja e shërbimeve publike, përmirësimi i infrastrukturës shkollore dhe punësimi i më shumë mësuesve.
Kryetarja e sindikatës CFDT, Marilise Leon, ka theksuar se kërkesat nuk kufizohen vetëm te paga minimale, por përfshijnë edhe një rritje neto prej 100 eurosh në muaj për punonjësit.
“Është koha për ta çuar mobilizimin në një nivel tjetër, greva duhet të triumfojë”, është shprehur një përfaqësues i një tjetër sindikate.
? PARIS | « Grève, blocage, Macron DÉGAGE »
Manifestation SAUVAGE à l’appel de l’AG interpro Paris-Est. Des centaines de personnes dans les rues, devant le ministère de l’Intérieur, pour construire une GRÈVE de masse politique contre le gouvernement. https://t.co/9jczGauLdk
— Révolution Permanente (@RevPermanente) November 5, 2026
Përballë pakënaqësisë në rritje, qeveria franceze ka tentuar të zbusë tensionet përmes disa masave, përfshirë uljen e kostove të karburantit dhe lirimin e 10 milionë fuçive naftë nga rezervat strategjike.
Gjithashtu, ministrat u kanë premtuar studentëve reformimin e platformës së pranimeve në universitete, Parcoursup, me synimin që ajo të zëvendësohet përfundimisht deri në vitin 2028.
Megjithatë, këto masa nuk duket se kanë mjaftuar për të qetësuar pakënaqësinë. Protestuesit kërkojnë reforma më të thella ekonomike dhe sociale, ndërsa Franca përgatitet për një tjetër ditë të tensionuar në rrugë.
Lexo edhe
BOTA
Gjeorgjia mund të humbasë regjimin e saj të udhëtimit pa viza me Bashkimin Evropian

Papa Leo XIV takon legjendën e muzikës Bob Dylan në Vatikan, dhuratat e veçanta që shkëmbyen

Grabitja e 6.3 miliardë dollarëve në kriptomonedha, si u përdor një intervistë pune për të kryer sulmin gjigant!

Arrestohet “ushtari” i Vuçiç, Milan Vukoviç akuzohet për dhunë ndaj protestuesve

Alarm për bombë në një fluturim nga Dublini në Romë, avioni bën ulje emergjente në Francë





